Kush i dha mundësinë Vuçiqit që ta thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të KS të OKB-së për Kosovën?

Opinione

Kush i dha mundësinë Vuçiqit që ta thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të KS të OKB-së për Kosovën?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 13:42
Rexhep Elezaj

Dialogu me Serbinë, pas ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë ka hyrë në çorrsokak, dhe kjo tanimë është evidente, jo për fajin e palës kosovare, por fillim dhe mbarim për shkak të destruktivitetit dhe shantazheve politike dhe ushtarake të regjimit kriminal serb në Beograd, i kryesuar qe 12 vite nga racisti dhe antishqiptari i përbetuar, A. Vuçiq.

Dihet po ashtu, se dialogu me Serbinë gjenocidale, ushtria dhe policia të cilës në Kosovë kanë vrarë dhe masakruar mbi 13 shqiptarë në vitet 1998/99, Kosovës i është imponuar nga faktorët vendim-marrës në OKB, duke e bartur atë në BE, si interlakutore mes dy palëve që nga viti 2011, dialog i cili që nga fillimi dhe deri më sot për Kosovën, përveç se nuk ka dhënë asnjë rezultat pozitiv, përkundrazi dialogu ka qenë mjeti kryesor politik i Serbisë për ta penguar Kosovën në rrugën e shtet-ndërtimit të saj të plotë.

Se, a ka mundur Kosova të mos e pranojë fare dialogun me Serbinë fashiste dhe humbëse e luftës në Kosovë, unë mendoj se një gjë e tillë ka qenë e mundur, para së gjithash, me ndihmën dhe mirëkuptimin e miqve tanë amerikanë dhe anglezë, por të cilën gjë as që e kanë provuar ish qeveritarët e Kosovës, duke pranuar pa asnjë kusht bisedimet me Serbinë, të cilat në fakt, siç dihet kanë filluar për çështje teknike, por me lojën dhe hilet e palës serbe me kalimin e kohës ai u shndërrua në dialog politik, duke e risjellë në tavolinën e bisedimeve statusin e pavarësisë së Kosovës, e që ky ishte suksesi më i madhe politik dhe diplomatik për Serbinë, pas kapitullimit të saj ushtarak në Kumanovë me 10 qershor 1999.

Këtu duhet theksuar patjetër faktin, se të gjithë negociuesit e palës kosovare, përfshirë dhe këta të fundit, bartin mbi vete një përgjegjësi të madhe politike për dështimet e Kosovës në dialog me Serbinë, dhe kjo, pa asnjë dyshim, për shkakun e vetëm, sepse u kanë pasur dije dhe përvojë të duhur sesi duhet bërë dialog me një shtet, i cili deri para pak vitesh ka qenë okupator dhe vrasës i popullit tënd, për më shumë se 150 vite.

Pra, dialogun me Serbinë, mjerisht e kanë udhëhequr individë dhe qeveritarë të papërvojë fare në procese të këtilla dhe shumë të komplikuara, të cilët kryesisht janë udhëhequr nga interesat personale dhe jo shtetërore, duke mos e bërë as gjënë më substanciale, siç ka qenë mos përfshirja e ekspertëve dhe politikanëve me përvojë të gjatë politikë në ekipin negociator, ekip ky i cili asnjëherë nuk është konstituuar për shkaqe të kapriciozitetit dhe ambicieve karrieriste të bartësve shtetëror të këtij procesi të vështirë, duke u mjaftuar me karizmën e tyre të pa qenë, madje të cilët në bisedimet në nivel ndërshtetëror midis dy shteteve, nuk ia kanë pasur haberin sesi udhëhiqet një dialog, në veçanti kur ai dialog si interlokutorë ka përfaqësues të lartë të BE-së dhe të SHBA-ve, duke e kthyer dialogun me Serbinë në pikën Zero, me veprime këto krejtësisht të gabuara dhe krye me vete, duke pretenduar se po e bën më të mirën për shtetin dhe vendin të cilin rastësisht të ka ndodhur që ta udhëheqësh. Edhe më keq se kjo, duke mos pasur asnjë Plan konkret të veprimit si dhe as strategji politike-diplomatike, që shtetit të mos i sjellësh as më të voglin dëm, por duke ndërmarrë veprime që shkojnë kundër interesave të shtetit si dhe kundër interesave të miqve tanë amerikan dhe evropian, dhe kjo më së paku mund të jetë mençuri dhe mbrojtje e interesave shtetërore në dialog.

Mbase, është rregull deçisiv në politikë, se sado që një politikan dhe udhëheqës shtetëror të jetë i dijshëm dhe i aftë, ajo nuk mjafton asnjëherë që shtetin ta shpiesh i vetëm përpara, pa pasur Ekip të gjerë të ekspertëve vendorë nga të gjitha lëmit e jetës, si dhe pa pasur bashkëpunim të ngushtë me institucionet shkencore dhe akademike, siç vepron çdo shtet në botë. Injorimi dhe përjashtimi nga vendim-marrja në politikë, ekonomi, diplomaci dhe në mbrojtje të sigurisë së vendit, të individëve me kredibilitet shkencor dhe institucioneve shkencore, ishte gabimi më i madh politik që e kanë bërë udhëheqësit e shtetit të Kosovës, siç kanë bërë shumë ish qeveritarë, dhe siç po vazhdojnë të bëjnë qeveritarët aktual.

Kështu që, (edhe) ndalimi i dinarit serb në Kosovë para pak ditësh, për largimin e të cilit askush nga ish qeveritarët nuk e ka ndërmarrë asnjë hap përgjatë 23 viteve, të bëhet tani në kohën kur Kosova çdo ditë po kërcënohet me luftë nga Serbia, si dhe pa koordinim të duhur me miqtë amerikan, dhe kur një veprim i tillë i mjafton presidentit fashist të Serbisë, A. Vuçiq që të kërkon mbajtjen e takimit urgjent të KS të OKB-së, dhe i cili menjëherë do të pranohet nga udhëheqësi i radhës i Këshillit të Sigurimit, i cili madje do mbahet sot në selinë e tij në New York, thënë më së buti, është debakël i rënd politik dhe diplomatik i qeverisë aktuale të Kosovës, i cili, pa asnjë mëdyshje, i tejkalon të gjitha interesat shtetërore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat