Nxësesi i Millosheviqit në rolin e viktimës, vajton për dinarin para Këshillit të Sigurimit

Opinione

Nxësesi i Millosheviqit në rolin e viktimës, vajton për dinarin para Këshillit të Sigurimit

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 17:11
Faton Mehmeti

Vetëm një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB, Serbia tenton të dërgojë kamionë me rreth 117 milionë dinarë, si për të përforcuar rolin e viktimës për “presionin nga Albin Kurti".

E njëjta metodë nga njerëz të njëjtë, është po Serbia ajo që vazhdon të ndjekë kursin e viktimës, derisa në mënyrë tinzare vazhdon të provokojë situatën në veri. Fatmirësisht, në krah të Kosovës është Gjermania dhe shumë diplomatë të njohur, për vendimin e BQK që ndalon dinarin të përdoret në banka si valutë zyrtare.

Në Këshill të Sigurimit, Vuçiqi po tenton të shfaqet si viktimë me tentativën për të amortizuar sulmin në Banjskë. Jam i  bindur se Kosova me përfaqësuesit e saj në Këshill të Sigurimit, me fakte bindëse do amortizojë Vuçiqin dhe këdo që mundohet ta mbrojë.

Mjafton të përmendet fakti se euro si valutë është e vetmja zyrtare në Kosovë, valutën që vet BE e ka prodhuar, Kosova veç se po respekton valutën e BE. Edhe për targat kishte shumë kritika ndaj vendimit të qeverisë me arsyen se "po na prish me Amerikë" e shumë pallavrave të politikës ditore, kritikat u shuan e vendimet mbetën, edhe sot e kësaj dite targat po respekton dhe ka mbetur kështu vendimi.

Edhe shumë vendime tjera janë pritur me kritika, por vendosmëria ka prodhuar rezultate e që kanë shtri sovranitetin e vendit. Gjendja në veri është si kurrë më parë në favor të Kosovës, qeveria nuk guxon të bëjë kompromise me Vuçiqin, vendimi për dinarin të zbatohet.

Pas një kohë askush s'do të flasë për presionin, siç nuk flitet as për tjerat, ajo që mbetet është shuarja e stukturave  paralele serbe. Vetëm me vendosmëri mund të shtyhen përpara proceset, ndryshe do biem në kurthën e lojës së Vuçiqit dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat