Në PE u mbajt Akademi Përkujtimore ndërkombëtare në 80 vjetorin e lindjes dhe 18 vjetorin nga kalimi në përjetësi i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova

Opinione

Në PE u mbajt Akademi Përkujtimore ndërkombëtare në 80 vjetorin e lindjes dhe 18 vjetorin nga kalimi në përjetësi i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 9 shkurt 2024 Në ora: 14:27
Parlamenti Evropian

Të hënën, më 5 shkurt 2024 në Parlamentin Europian në Strasburg të Francës u mbajtë Akademi Përkujtimore për ish presidentin dhe themeltarin e shtetit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Kjo Akademi është mbajtur në nderim te 80 vjetorit së lindjës dhe 18 vjetorin nga kalimi në përjetësi të kryetarit të LDK-së dhe Presidentit historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

"Shtëpia mbahet me miq..." -  Ibrahim Rugova

Akademia Përkujtimore është mbajtur nën kujdesin e Eurodeputetit, zotri Lukas Mandl i njohur si Eurodeputet i Parlamentit Evropian (MEP) dhe politikan austriak që aktivisht punon për interesat e Kosovës.

Kjo u vertetua në Akademinë përkujtimore në Palamentin Europian, të mbajtur në nderim të Presidentit Rugova, ku pos qindra bashkëpuntorëve të tij, morën pjesë dhe folën fjalë miradije për punën dhe kontributin e tij miq e dashamirë të Presidentit Rugova dhe të Kosovës.

Gjithashtu Akademin e nderuan edhe djali e vajza e Presidentit, Ukë dhe Teuta Rugova. Ishte ngjarje me rëndësi të veçantë, ku për herë të parë në historinë e institucioneve europiane u nderua dhe përkujtua zyrtarisht pas kalimit në përjetësi figura e Presidentit historik të Republikës së Kosovës, i cili qysh më 1998 si Kryetar i Republikës së Kosovës ishte nderuar me çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit nga Parlamenti Europian. Andaj, vizioni i tij për shtetin e Kosovës mbetet rruga më e sigurtë e zhvillimit dhe integrimit si shteti më i ri në Europë. Akademinë e udhëhoqi, zotri Lukas Mandl, Deputet i PE, derisa folën edhe zonja Viola von Kramon, zotri Franz Romero, zonja Doris Pack e zotri Ladislav Ilčić, Deputet të PE, pastaj zotri Stjepan Mesiç ish President i Kroacisë, zotri Joachim Rücker, administrator i Kosovës, Don Lush Gjergji e të tjerë. Në emër të këshillit organizues Përshëndetë Dr. Faton Bislimi dhe z. Korab Kastrati.

Ndërsa në emër të familjes përshendeti djali i Presidentit Rugova Zotri Ukë Rugova. Akademin Ndërkombëtare Përkujtimore me pjesmarrjen e tyre e nderuan, personalitete të shquara ndërkombëtare si dhe dhejtra eurodeputetë. Ndërsa me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Eurodeputeti, zotri Lukas Mandl, njëherësh nikoqir kryesor i kësaj ngjarje, bashkë edhe me Raportuesën për Kosovën, Zonjën Viola Von Cramon, si dhe Shefin e Grupin për Ballkanin Perëndimor, zotri Franz Romero.

Po ashtu, një fjalim rreth figurës së Dr. Rugovës e mbajti, Don Lush Gjergji. Kurse evukuan kujtime në fjalimet e tyre; ish-Presidenti i Kroacisë z. Stipe Mesic, ish-Kryeadministratori i Kosovës Joachim Ruecker, si dhe ish-Eurodeputetja Doris Pack.

Në vazhdim fjalë përshëndetëse pati edhe nga ish-Kryeministri i Kosovës në kohën e Presidentit Rugova, dhe kryetar i AAK-së, zotri Ramush Haradinaj. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës një fjalë rasti mbajti, anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe Kryetari i Degës në Podujevë, Dr. Ekrem Hyseni.

Ndërsa në emër të familjës së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova pershëndeti i biri i Presidentit zotri Ukë Rugova në të cilën i falendereroj të gjithë pjesmarrësit, këshillin organizues e në veçanti nikoqirin, Eurodeputetin, zotri Lukas Mandl për organizimin e kësaj Akademie Përkujtimore në nderim të babait, Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Mendoj se Lutjet e Presidentit Rugova drejtuar Zotit, atje në Përjetësi, si përfaqësues i yni që është, na shpien në atdhetarizëm, refuzim të skllavërisë, shpresë, shpirt të rezistencës, nder, guxim fizik dhe moral, frymë të iniciativës, përkushtim ndaj popullit, liri, sovranitet, pavarësi, solidaritet dhe angazhim n’orientimin tonë euroatlantik dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vazhdim z. Faton Bislimi lexoi një fjalë përshëndetëse të Liderit të Shumicës së Senatit Amerikan, Senatori Chuck Schumer i cili shkruante: „… për një kohë të gjatë kam pëkrahur përpjekjet e Kosovës për liri e pavarësi… gjë që s’do ishte e mundur pa lidershipin e Presidentit Rugova…“.

Në fund në emër familjës Rugova z. Ukë Rugova , të organizatorit z. Fatmir Kastrati, deputetëve europian dhe miqëve të Presidentit Rugova dhe të Kosovës iu dhuruan Mirënjohje dhe Plisa të cilët i pranuan me kënaqësi dhe u falenderuan. Për fat të keq në këtë Akademi nuk morrën u ndie mungesa (edhe pse ishin të ftuar, por pa ndonjë shpjegim zyrtar nuk erdhën), presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, as kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Pata nderin që si anëtar i këshillit organizues të jap kontributin tim modest në mbarëvajtjen e kësaj Akademie Përkujtimore, duke i falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e në mënyrë të veçantë donatorët dhe Shoqatën e afaristëve shqiptar në Gjermani.

Në fund këtë shkrimi po e mbylli me një thënie të At Zef Pllumi: „Të lutem o Zot, e shenjtëron … ma të dijunin, ma të urtin i të gjithve“! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat