Albini e “çmontoi”, Vuçiqi nuk e dinte derën e daljes nga Këshilli i Sigurimit!

Opinione

Albini e “çmontoi”, Vuçiqi nuk e dinte derën e daljes nga Këshilli i Sigurimit!

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 18:50
Faton Mehmeti

Mbledhja e thirrur nga Serbia në Këshillin e Sigurimit për vendimin e BQK për ndalimin e dinarit vuri përballë kryeministrin Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Si zakonisht, Vuçiqi u mundua të luante rolin e viktimës duke etikuar Albin Kurtin si njeriu që u “prin “persekutimeve” ndaj serbëve të Kosovës dhe se institucionet e Kosovës kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët”.

Natyrisht, këto janë gënjeshtra, e për më tepër deklarimi i tij se “janë 470 sulme të motivuara etnikisht ndaj serbëve dhe Kishës serbe në Kosovë, që kur qeverinë e udhëheq Albin Kurti. Ai është në ballë të persekutimit të serbëve”, deklaroi Vuçiq.

Rrenave të tij iu përgjigj Kurti me argumente duke potencuar të drejtat e serbëve, dhe faktin se me 3-4% gjuha serbe është gjuhë zyrtare, me vendet e ruajtuar në kuvend dhe të gjitha këto rrëzojnë pretendimet e Vuçiqit ngase - “Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik apo persekutim ndaj komunitetit serb, është thjesht gënjeshtër që është përgënjeshtruar nga shumë organizata ndërkombëtare”, u shpreh Kurti. Derisa për dinarin, tha se është përdorur si instrument për të paguar paramilitarët atje për trazira, rasti Banjës dëshmon më së miri këtë.

Paraqitja e Kurtit ishte superiore ndaj Vuçiqit, me fakte dhe argumente e çmontoi nxënësin e Millosheviqit. Aq i tmerruar ishte Vuçiqi sa nuk e gjente “derën” për të dalë. Është mësuar ai me Hashimin, Dullën e Ramushin, që i çmontonte edhe pse Kosova ishte në anën e duhur.

Duhet të vinte Kurti që Vuçiqi të vendoset në defansivë të tentativës për të justifikuar veprimet agresive të Serbisë ndaj Kosovës; me faktorin ndërkombëtar në mbështetje të Kosovës. Në Këshillin e Sigurimit, Kosova triumfoi përballë Serbisë së Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat