Pse mundet Aleksandri i Serbisë e nuk mundet Albini i Kosovës të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë!

Opinione

Pse mundet Aleksandri i Serbisë e nuk mundet Albini i Kosovës të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë!

Nga: Ejup Berisha Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 12:32
Ejup Berisha

Reagimin e  fundit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç si pasojë e frikës së tij për humbjen eventuale të Ali Ahmetit nga Albin Kurti në zgjedhjet e radhës parlamentare  që do të mbahen në muajin maj të këtij viti këtu në RMV, a duhet kuptuar si përzierje e Aleksandar Vuçiçit në punët e brendshme të Maqedonisë apo si duhet kuptuar këtë çështje, vlerësoj se duhet bërë një sqarim real kësaj pune.

Këtë pyetje po ua drejtoj eksponentëve të BDI-së, pra këta po i pyes se si e kuptojnë ata reagimin e fundit të Aleksandar Vuçiçit, politikanit kontraverz nga Serbia. Pra a është kjo përzierje në punët e brendeshme të Maqedonisë apo si angazhim i tij mbi baza humanitare për t'i ndihmuar BDI-së që të mos i humb zgjedhjet e radhës, apo që ky subjekt politik të mos mbytet në moqalin e vet të udhëheqjes së keqe politike, që është bërë shumë i gjatë dhe tejet i thellë nga vet udhëheqësia e këtij subjekti politik në 22 vitet e fundit.

Nëse sipas BDI-së përkrahja e opozitës shqiptare nga  Albin Kurti, na qenka përzierje në punët e brendeshme të Maqedonisë atëherë këta përfaqësues gjithashtu duhet pyetur se pse mundet të përzihet Vuçiqi një armik i përbetuar i shqiptarëve dhe i shqiptarisë në përgjithësi e nuk mund të përzihet Albin Kurti një vëlla i yni i vërtetë e i sinqertë shqiptar.

Vlersoj se nëse dikush ka më tepër të drejtë të përzihet në punë e brendshme të Maqedonisë, atëherë më tepër ka të drejtë Albini i Kosovës sesa Aleksandri i Serbisë ,ky një ish Ministër i propagandës së luftës në Qeverine e ish diktatorit serb Sllobodan Millosheviç. Gjithashtu ky një armik shumë i madh, tejet i keq, e destruktiv si dhe shumë i rrezikshëm për shqiptarët dhe për shqiptarinë në përgjithsi. Aleksandar Vuçiçi për ata që nuk e njohin është Kryetar i tanishëm i Serbisë. Përfaqësues politik i cili dëshiron ta ndez edhe njëherë luftën me Kosovën për ta copëtuar atë perfundimishtë territorialisht.

Konsideroj se nëse ndonjë reagim apo angazhim i dikujt jashtë Maqedonisë mund të llogaritet si përzierje në punët e brendeshme të Maqedonisë, atëherë ai është reagimi i Vuçiçit sesa angazhimi i Albin Kurtit i cili mbi baza humanitare do që vëllezërit e tij shqiptarë, t'i shpëton nga rexhimi i ashpër i BDI-së. Parti kjo që ka instaluar një sistem qeverisjeje të dhunshme dhe të ashpër sepse e ka suspenduar demokracinë si dhe po i shkel pamëshirshëm liritë dhe të drejtat e shumicës së shqiptarëve që nuk janë me BDI-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat