Fundi i mllefit dhe interesit personal

Opinione

Fundi i mllefit dhe interesit personal

Nga: Ilir Levonja Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 17:48
Ilir Levonja

Rikthimi në selinë e Partisë Demokratike i pjesës dërrmuese të deputetëve të djathtë, ka bërë me dhembje koke Edi Ramën. Madje ai e ka ditur këtë ndaj kërkoi dje një mbledhje të asamblesë të ashtuqujturës Partia Socialiste. Pasi nuk ka më një parti të tillë, biles duhet thënë, qoftë i përjetshëm kujtimi i asaj partie. Sot kemi në pushtet një nga partitë më totalitare të historisë së pluralizmit shqiptar.

Që nga ardhja e dhunshme e Edi Ramës në krye të saj, Partia Socialiste ka si evidencë paralele me faktin e fitores edhe statistikat ekzemplare të spastrimeve partike të Partisë së Enver Hoxhës

. Kush ka pak dijeni të ftohta statistikash në memorie, sot Partia Socialiste ka drejtuar me dorë të hekurt si e si të forcojë kultin e individt përmes vijës po të hekurt me luftë pa kompromis me ''armiqtë e popullit'', si një a shumë zëra kundër, mos i dil përpara se të vret, të heq qafesh, mos i kundërshto një vendimarrje pasi të përjashton, të nxjerr jashtë nga klasa, të thyen notën në sjellje etj.

Eshtë krijuar në vend po e njëjta klimë që shqiptarët provuan me spastrimet politike të Enverit në vitet 1945-48, apo 1980-81,82,83,84. Qytetari shqiptar akoma nuk e bën dot dallimin midis ideollogjisë moniste dhe pluralizmit, biles futet në lojë me po atë zell shkatërrues ideollogjik për të sunduar, jo për të drejtuar. Atëhere shqiptarët nuk u ngritën, vendet e rajonit vlonin, shqiptarët jo.

Edhe sot pak a shumë, një apati e tillë ekziston. Por nëse atëhere Shqipëria kishte rreth 3 milionë e ca banorë, sot nuk i dihet..., i ka ikur bash ashti, pjesa më vitale. Dhe bash kësaj pjese vitale vazhdon t'i privohet e drejta e votës. Njerëzit e urrejnë njëri-tjetrin, e pështyjnë, denigrojnë, bullizojnë, për më keq akoma, e asgjesojnë ose e burgosin. Kjo falë një përgjegjësie politike moniste e cila ushton e dhunshme me ''kokat hëngshin''.

Por nuk është e tillë përgjegjësia politike në demokraci. Në raport me unin e fortë tek rahmet pastë Partia Socialiste, tek e djathta sado debateve, sado pështymave, ka dëshmuar faktin e bjerrjes së unit, njëshit. Në fund të fundit se vështirësi ka përpara shoqëria jonë për të kuptuar demokracinë. Ka edhe aty grupe perverse, si ai ''Kërpëratave''në vitet e tërmetit dhe Pandemisë, 2019,2020, ku për interesa totalisht personale ndihmuan Edi Ramën, të ndryshoj Kushtetutën, të ndryshoj formulën zgjedhore, ligje themeltare sa sot qeveris vetëm me 32% të vullnetit të shqiptarëve.

Por këto janë firot nga erërat e forta në arritjen e demokracisë reale. Ndaj çfarë ndodhi sot në selinë e demokratëve, është bashkimi real i atyre që duan vërtetë pluralizmin, demokracinë perëndimore dhe vendin e tyre. Deklarat e mëparshme se jemi bashkë, apo mbledhjet në holle hotelesh nëpër Tiranë, nuk ishin rruga e duhur. Ishin mllefe sporadike, interesa personale ku gjithkush shikon karriken dhe jo Shqipërinë.

Por më e mira e mundshme në të njëjtën kohë, thyerjen e kultit të individit. Dhe të shpresojmë fort për këtë..., por ishte pjesë e një kulture të re, pavarsisht se nuk duhej të zgjaste kaq shumë. Dhelum ata që janë për qarlullim, lum familja që i ka, lum vendi. Pasi qarkullimi mban peshë vendin dhe jo emra të përveçëm në jetën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat