Nga korona virusi në luftë?!

Opinione

Nga korona virusi në luftë?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 08:55
Skënder Mulliqi

Sot, kur te gjithë popujtë e vëndeve demokratike janë kundër luftës, rusët dhe serbët, si vëllezër që e konsiderojnë njeri- tjetrin, nuk ishin të zëshem kunder luftës.Serbët në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nuk u diferencuan nga regjimi fashist i Millosheviqit, i cili bëri masakratë më të mëdha të pas Luftës së Dytë Botërore.

Edhe në këtë fillim shekull Putin, bëri invazion mbi Ukrainën sovrane, e nuk pati ndonjë reakcion kunder luftës të padrejtë të Putinit.Këtu natyrishtë së nuk mund të  futën në një kazan të gjithë, por sigurishtë shumica po.Bota në këtë fillim shekull e përjetoj një lloj lufte botërore më shfaqjën e Corana Virusit vdekjëprurës, që mori shumë jetëra njerëzish.

Nga Corona në luftë, kur pak kush e priti Rusia sulmojë ushtarakisht Ukrainen për të  vetmin qëllim kthimin e epokes të Bashkimit Sovjetik.

Dhe, kjo luftë dhe  lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rypin e Gazës, pastaj kriza më luftë në rajonin e Ballkanit, që po e shkaktojnë Putin dhe Vuqiqit, nuk perjashtohet mundësia reale që të kemi një luftë të përmasave botërore.Dhe, nuk është largë mendesh që Amerika, Gjermania, Franca, Anglina dhe shtetet tjera baltike një ditë do të detyrohen të sulmojnë Rusinë e diktatorit, Vladimir Putin.

Kremlini zyrtar edhe mund ti këtë premtuar Vuqiqit ndihmë për ndarje të Kosovës, apo për formimin e një mini Jugosllavie, por më shumë Putin ka pretendime që të fiton luftën më Ukrianë duke hedhur zjarrin e luftës në Ballkan.Tirani Putin ka pretendime që të bëhët shef i të gjitha shteteve të Evropës Lindore.

Dhe, është turpëruese për popullin serb mos reagimi ndaj luftës në Rusi, përkundarzi shumica janë bërë tifozë të flaktë të Putinit.Ky lloj i fashizmit serb e ka bazën në mitin për Rusinë, si vëllaun e madh.Rusia  po bënë spastrime etnike, po ndjekë nga vatrat e veta shekullore ukrainasit të cilët nuk po gjunjezohen, përkundrazi do të mposhtin Rusine diktatoriale.

Edhe Serbia kishte vrarë, masakruar dhe përndjekur shqiptartë nga  shtëpite e tyre, më tendencë të shfarosjes.Këtë nuk e arritën , sikur që nuk do të arrine as Putin ,  dhe siq po pretendon tash me Kosoven, presidenti serb, Aleksander Vuqiq  .Serbia  dhe serbet po mendojnë së Putin do ti shpëton nga siq thojnë ata fatkeqësitë që po ju përgatiten nga bota perëndimore dhe NATO.Mësohet nga shtypi serb, së janë mbushur instiucionet dhe shtëpite serbe më fotografi  të  Putinit.Këta budallënjë nuk janë të vetëdijshem së Rusia dhe Putini, në rast të ndonjë lufte nuk do të reagojnë më sa kan reaguar kur u bombardua Serbia e Millosheviqit.Serbët nuk po i heqin iluzionet së Rusia në krahasim më NATO, është në bisht të lahutës.

Të gjithë neve të cilët e kemi përjetuar luftën, sikgurishtë së nuk ndihemi mirë, kur e dimë së qfarë është duke ndodhur  më popullin e Ukrainës.Shqiptarët ende i kan plagët e freskëta të luftës çlirimtare .Këto plagë po mendon ti rihap serish  Serbia e terroristit, Aleksander Vuqiq. Por siq e ka humbur luftën me 1999, do ta humbas edhe më keq nese nuk i ndalë kercënimet për pushtimin e Kosovës.

Regjimi  rusofil në Serbi, është duke ju dukur lufta si ndonjë lojë, por nuk do tju dalin parashikimet. Ajo qka po dëshirojnë të arrijnë Putin në Ukrainë dhe Vuqiq në Ballkan nuk do të kenë sukses.

Putin dhe Vuqiq do të përgjigjen një ditë për të gjitha këto të liga ndaj popullit ukrainas dhe tendencës për zgjerimin   e luftës edhe në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat