Ushtria serbe dhe deklarimet e Vuçiqit

Opinione

Ushtria serbe dhe deklarimet e Vuçiqit

Nga: Milazim Maraj Më: 23 mars 2024 Në ora: 12:43
Milazim Maraj

Lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit të Kosovës dhe kërcënimet e Vuçiqit janë shndërruar në spektakël që ka qëllimin për të mbajtur tension në Gadishullin Ilirik. Kjo lëvizje sa për konsum të brendshëm është edhe për presion në dialog më Kosovën. Vuçiq është i vetëdijshëm së asnjë luftë në Gadishullin Ilirik nuk mund ta fitoj. Për të qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes në opinionin serb dhe atë ndërkombëtarë ajo nuk do të heq dorë nga këto provokime.

Për krime që ka bërë në Kosovë, Bosnjë, Kroaci, Slloveni kjo nuk është përgjigjur kurrë. Madje krime kundër shqiptarëve që nga koha e Turqisë nuk i ka ndërprerë kurrë dhe për këto krime nuk është ndëshkuar kurrë, madje as që është thirrur ndonjë herë në përgjegjësi. Lojrat e Vuçiqit si një fëmijë i lazdruar janë përkëdhel nga BE dhe vazhdojnë edhe tani nga dy emisarët Borrel dhe Lajçak. Por jo vetëm kaq; Serbia haptas tregon orientimin e vet, pro rus dhe angazhimin e saj për botën ruse në BE. Ajo nuk është e interesuar për anëtarësim në BE as në NATO- këtë e ka thënë jo vetëm një herë hapur. Daçiq, sa e pranoj detyrën e ministrit të jashtëm shkoj në Rusi, u takua me homologun e tij rus, Lavrov për të bashkërenditur veprimet e tyre për botën ruse. Kryeministri Kosovës Albin Kurti pat shkuar kështu në Shqipëri por nuk arriti të bashkërenditin veprimet më kryeministrin shqiptarë Edvin Ramën. Serbia Rusia duan që të jetë bota ruse në Evropë.

Rusia premtoj që do ta përkrahin Serbinë në qëllimet e saja kundër shtetit të Kosovës, dhe jo vetëm kaç, ruset thonë së Kosovën e njohin si pjesë të Serbisë. Dodik kërkon që Serbia të kufizohet çdo kund më sllavet. Çdo gjë është e koordinuar më Rusin dhe Serbinë. Por edhe pas të gjitha këtyre Serbia lavdërohet për vetëm ndonjë fjalë të mirë apo një gjeste të vogël të mirë edhe pse e ka vërtetuar sa e sa herë që Serbia nuk mbanë kurrë, fjalën e dhënë. Serbia i ofron forcat afër kufirit më Kosovën pastaj më vërejtjen e SHBA dhe NATO ajo i largon dhe ja ky është bashkëpunimi. Serbia nuk është ndëshkuar kurrë për krime, trazira dhe kriza që ka krijuar në Gadishullin Ilirik që së paku dy shekuj. Ajo nga këto gjithmonë ka përfituar; me manovra herë si viktimë që qanë shumë, herë si kriminel i pa mëshirshëm që vret shumë, pleq, gra e fëmijë. Serbia fitoj në vitin 2000 në Mitrovicë të veriut, kur në prezencë të KFOR-it francez vrau 10 shqiptarë nga këta tre fëmijë, plagosi disa qindra dhe shpërnguli nga tokat dhe shtëpitë e tyre mbi 12000 shqiptarë duke krijuar komuna më shumicë serbe më të cilat tani luan lojën për okupime tjera.

Pse të ndalët kjo pas këtyre fitoreve dhe mosndëshkimeve. Këto komuna Serbia i përdor si rezervat kriminel ku korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk pushojnë asnjë herë, ku mund të prodhohen kriza të vazhdueshme. Për këto komuna Serbia ankohet dhe trumbeton se serbet po vuajnë në Kosovë. Konstatimet e misionareve gati janë të përafërta më ato të Serbisë. Por askush nuk merret me hetimin profesional, kush është burimi i krimit. Nga kush po vuajnë serbet në Kosovë? Askush nuk e shtron këtë çështjeje. Serbet në Kosovë po vuajnë nga krimet dhe kriminelet nga Serbia. Serbet vriten në veri të Kosovës nga bandat e Radoçiqit që janë të Vuçiqit. Serbëve ju kallën makinat nga këto banda sepse i kanë regjistruar më targa të Kosovës përkundër urdhrit që e kanë nga bosi i madh Vuçiq që më targa të vazhdon shantazhi ndaj Qeverisë së Kosovës.

Serbëve iu kallën dhe dëmtohen shtëpitë, lokalet afariste nga këto banda serbe ndalën në kufirin më Serbinë dhe mbahen më orë të tëra nëse e kanë kundërshtuar nuk janë të dëgjueshëm ndaj bosëve kriminel serb, ata rrahën nga agjentet e BIA-s burgosën, njësoj si në Rusi, por askush në BE apo nuk e shtron këtë çështje, askush nuk i ndihmon këto viktima. Andaj pse Serbia duhet të jetë më bashkëpunuese? BE dhe misionari i SHBA në Kosovë pranuan më kënaqësi faljen e tokës 24 hektarë Manastirit të Deçanit, a thua a vuanin serbet edhe për këtë tokë? A është kisha institucion fetarë apo kooperativë bujqësore ku do të prodhoj produkte bujqësore? Loja më kisha tani sa pat sukses, kjo do të vazhdojë në kishat tjera. Kjo është një formë tjetër e luftës së Rusisë për botën ruse, kjo nuk vihet në dyshim, por pse e kërkon këtë Borrel, Laçak , Grenell, Palmer dhe tani edhe Eskobar është e pa kuptimtë.

Kërkesa për asociacion është kërkesë për një bombë të kurdisur në Kosovë nga Serbia dhe Rusia. Kjo do të eksplodoj sa herë të ndizet detonatori i sajë në Serbi dhe Rusi. Tani ngritët problemi i dinarit, përdorimi i tij në një shtet tjetër që ka monedhën evropiane. Pa marrë parasysh çfarë kushte do të krijoj BQK për transferimin e të parave nga Serbia në Kosovë, Serbia nuk do të pranojë, nga se i duhen rrugët e errëta për fonde të zeza. P

ër të vazhduar me tensione dhe krime në Kosovë. Pse nuk po trajtohemi të barabartë edhe nga aleatet tonë? Cili minoritet në Evropë ka të drejta më shumë se serbët në Kosovë? Pse këto të drejta nuk u lejohen shqiptarëve në Krahinën e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Sangjakut. Ata nuk i gëzojnë as të drejtat elementare të garantuara m e konventa ndërkombëtare. Për deri sa të hartohet lista e krimeve të bëra, lojërave në dialog dhe të thirrët Serbia në përgjegjësi Gadishulli Ilirik nuk do të ketë qetësi. Serbia do të vazhdoj më lojërat e saja herë tragjike për fqinjët, e herë duke luajtur viktimën. Masat sanksionuese ndaj Kosovës nuk e ndalin Serbinë, ato i japin më shumë shpresë, se plani i tyre kriminel po funksionon. Sa më shpejt të ndërroj kjo qasje e gabuar ndaj këtij shteti kriminel, aq më shpejt do të ofrohemi paqes dhe jetës në demokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat