A do të shitën përsëri gënjeshtrat serbe në botë?

Opinione

A do të shitën përsëri gënjeshtrat serbe në botë?

Nga: Milazim Maraj Më: 24 mars 2024 Në ora: 09:38
Milazim Maraj

Ambasadori serb në SHBA Marko Gjuriq dërgoj një gënjeshtër të radhës në gazetën “The Wall Street Journal”.Në këtë shkrim Gjuriq pa fije turpi gënjej opinionin dhe lexuesin e kësaj gazete tenderuar së Serbia gjëja po urryeka një luftë tjetër në rajon. Ky shkrim tenton të kundërshtoj analizat e sakta të Ivana Strander dhe Mark Montgomery për pretendimet ruse në Gadishullin Ilirik.

Ky gënjeshtar i pa cipë dërgon një shkrim në këtë gazetë me një grumbull gënjeshtrash të hapura, pa i ardhur fare keq nga lexuesit që po i gënjen dhe mundohet të mashtroj botën më këto të pa vërteta të sistemuar sipas traditës serbe.” Serbia e ka prioritet paqen në rajon” Cili po gënjen tani Marko Gjuriq apo Aleksander Vuçiq? A po shiten ende në SHBA gënjeshtrat serbe? Kjo edhe për Vuçiqin do të jetë, e pa besueshme.

Para pak ditësh Presidenti serb i ardhur në këtë postë me vota të keqpërdorura, të dhunshme dhe të korruptuara, njësoj si homologu i tij rus, që u kontestuan nga Odir, mblodhi fëmijët e serbëve të cilët i mbanë pengë në Kosovë dhe ju tha se Serbia nuk përjashton përdorimin e forcës në Kosovë.

Këta fëmije presidenti kriminel serb i orientoj që të behën kriminel të ardhshëm. Ushtria serbe ofrohet afër fshatit Banjë në veri të vendit disa metra afër kufirit shihen të filmuar. Dëmtohet antena e policisë së Kosovës në veri.

Të gjitha këto ndodhin pas tentim agresionit të 24 shtatorit. Krimineli Vuçiq ish ministër i informatave të Sllobodan Millosheviqit e që në atë kohë kishte kërkuar të vriten 100 civil boshnjak për një kriminel serb. Ky qenka prioriteti absolut i Serbisë? “Prioritet absolut për Vuçiqin është paqja” kështu gënjen Marko Gjuriq.

Ndërsa Vuçiq tha: nëse Kosova do të pranohet në K E Serbia do ta shqyrtoj qëndrimin e vet në këtë këshill.

Kështu deklaron edhe Bernabiq-ka. A nuk tregon mjaftë ky qëndrim që Serbia nuk është fare e interesuar për K E dhe për paqe në këtë gadishull. Nga se kjo konstatohet që Serbia dekada më parë e ka përcaktuar drejtimin e vet drejt Rusisë dhe Kinës. Më tutje ish ambasadori serb në SHBA Marko Gjuriq thotë se “Serbia e urren idenë e një lufte tjetër në rajon”, kush do të i besohet kësaj gënjeshtre, kur presidenti serb thotë se nuk do të lënë asnjë gurë pa lëvizur për ta ri okupuar Kosovën? A mendon ai që Kosova do ta pret më lule?

Ekspertet e sigurisë të NATO-s, vlerësojnë se Serbia po përgatit një agresion të ri ku do të i përdorë forcat e armatosura. Ata dhanë këtë vlerësim shtuan dhe vazhdojnë të shtojnë numrin e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, ndërsa Gjuriq gënjen për përcaktimin e Serbisë për paqe.

Çka përfaqësonte ky ish ambasador në SHBA. Serbinë apo traditën serbe të gënjeshtrës. Mjeshtrin dhe paturpësinë e saj për të gënjyer pa ndërpre, si mbrojtje e vetme e qenies së tyre nacionale. Austriaku me origjinë hebre Leo Freundlich thoshte “Armiku më i madhe i Serbisë është e vërteta”.

Konstatim akademik. Pra mbi bazën e gënjeshtrës ka ndërtuar historinë, e çdo gjë tjetër dhe po doli e vërteta është fundi i kësaj krijese fatkeqe për njerëzit e vet dhe botën në përgjithësi. Serbia është ajo që ka ndezë të gjitha luftërat në rajon. Tani Ambasadori i saj tregon së kjo po urryeka luftën.

A nuk na tregon Marko Gjuriq kujt i kërkoj falje për viktimat që i ka bërë në rajon pasi veç paska vendosur të bëjë paqe me viktimat? • A ka kërkuar falje Sllovenisë? Aty ku e filluan luftën, dhe ku ka shkel me tanke protestuesit? • Kroacisë për viktimat e pafajshme që i ka vra ushtria e tij. • Bosnjës për 8000 viktima gra fëmijë e vajza, pleq e plaka dhe dhunimet seksuale. • Kosovës për krime: 450 masakra, 20.000 femra të dhunuara. 11.000 shqiptarë të vrarë çdo shqiptare e plaçkitur, e terë Kosova tokë e djegur.

Kjo Serbia për të cilën ky ish ambasador gënjen nuk pranon të i kthej mbetjet mortore të shqiptarëve që i vrau ushtria e tij, madje kërcënon ata që tregojnë ku i kanë fsheh trupat e pa jetë të shqiptarëve të vrarë. Kështu qenka përcaktimi serb për paqe? Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, shtetin e parë që e vizitoj pas zgjedhjes së tij me dhunë dhe kontrabandë vizitoj Rusinë. Ai u falënderua homologut Sergej Lavrov për përkrahjen e premtuar për Kosovën. Si mendon Marko Gjuriq që do ta merr Kosovën? Mendon që Kosova do ta pret me buqeta lulesh, apo do të ketë luftë? Andaj si qenka përcaktimi i Serbisë për paqe? Serbia mbajti zi për kriminelet e vrarë në Kosovë gjatë tentim agresionit serb.

Ata i quajti heroi, ndërsa Ambasadori serb pretendon të bindë opinionin se Serbia qenka shtet i përcaktuar për paqe?! Ndërkaq Gjuriq thotë se ka kërkuar ndihmën e perëndimit për ta ndal Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në shtypjen e serbëve për të cilët thotë se janë 100.000. edhe këtu, dy gënjeshtra në një fjali. E para që serbet në Kosovë nuk shtypen nga Qeveria Kurti dhe e dyta gënjeshtër që nuk janë 100.000. Por serbet në Kosovë nuk kanë rrezik nga Albini por nga Vuçiqi, BIA ata i rrahë, i kërcënon, i burgos, i bënë për spital, i shantazhon, ju djeg veturat, lokalet, ju dëmton shtëpitë dhe i vret të gjitha këto janë të konfirmuara nga policia e Kosovës.

Albin Kurti nuk është i dënuar asnjë herë përveç nga Evropa, përvç nga Serbia që e ka dënuar më shumë vite burg për pjesëmarrje në protesta të qeta kundër dhunës serbe në Kosovë. Ajo që pengon dhe nuk pranon stabilitetin e Gadishullit Ilirik është Serbia. Vuçiq është ai që nënshkruan kur të i vije ngushtë kulari, ndërsa nuk i zbaton sa të i lirohet pak. Me gënjeshtra Marko Gjuriq mundohet të e mbulojë plani e përbashkët (ruso-serb) për botën ruse në Gadishullin Ilirik dhe Evropë.

Për të mos i hyrë në hak Gjuriqit edhe për një gënjeshtër; që në këtë shkrim paraqiti veten ambasador të Serbisë në SHBA, ky nuk është më ambasador i Serbisë në SHBA ndërsa në këtë shkrim e ka adresuar si shkrim nga ambasadori i Serbisë. Bazuar në përvojën tonë historike të tradhtive dhe gënjeshtrave serbë na lind pyetje a do të arrij Serbia që bota ti besojë? Apo a mund të jemi përsëri kusur në pazaret gjeopolitike?

Çka duhet të bëjmë? Për këto dhe pyetje tjera do të duhej të mblidhet AASHSH, AASHK dhe AASHMV. Do të duhej të përfundojmë me zënka në Kosovë dhe Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Të mbledhim potencialin tonë intelektual kudo që e kemi brenda dhe në botë. Të sjellim vendime të mençura bashkë me aleatët tonë të natyrshëm SHBA,BM, dhe të gjithë aleatët tonë në BE. Të përgatitemi për më të keqen, që ajo të mos ndodhë kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat