Talibanët: - Do të ripraktikojmë fshikullimin dhe gurëzimin publik

Opinione

Talibanët: - Do të ripraktikojmë fshikullimin dhe gurëzimin publik

Nga: Hina Aslam/Dagsavisen Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:56
Afganistan

Kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021, Afganistani u bë me të shpejt i vetmi vend në botë që refuzon të lejojë vajzat dhe gratë të shkojnë në shkollë pas moshës 11 vjeçare.
I dërguari i posaçëm i BE-së në Afganistan, Tomas Niklasson, ka deklaruar më parë për NTB se edhe pas presionit të fortë nga, OKB-ja, talebanët nuk janë zotuar të hapin sërish shkolla për vajza.
Në të kaluarën, TV2 ka shkruar për gratë afgane që tani u drejtohen studimeve online dhe shkollave sekrete të ngritura nga aktivistët për t'i shpëtuar dënimit.
Tani talebanët gjithashtu do të ripërtrijnë një interpretim të rreptë të ligjit të Sheriatit në Afganistan!
Është lideri suprem i talebanëve, Haibatullah Akhundzada, i cili qëndron pas lëvizjes që u transmetua nga shtëpia mediatike e kontrolluar nga talebanët, Radio Televizioni Afganistan, javën e kaluar.
- Do t'i fshikullojmë gratë, do t'i vrasim me gurë në publik për tradhti bashkëshortore. Mund ta quani shkelje të të drejtave të grave, sepse është në kundërshtim me parimet tuaja demokratike, tha ai, duke shtuar:
- Por unë përfaqësoj Allahun, e ju përfaqësoni shejtanin.
Akhundzada e justifikon ligjin si një vazhdim të domosdoshëm për luftën e talebanëve kundër ndikimit perëndimor.
- Puna e talebanëve nuk përfundoi me marrjen e Kabulit, tani sapo kemi filluar, thotë ai!

Studiuesi në Human Rights Watch, Sahar Fetrat, thotë për The Guardian se talebanët nuk do të kishin guxuar të vendosnin dënime kaq të rënda dy vjet më parë.
- Ata e kanë testuar politikën e tyre drakonike një nga një, ata kanë ardhur në këtë pikë sepse askush nuk është në gjendje t'i mbajë talebanët përgjegjës për abuzimet. Duket sikur e tanë bota është e pa fuqishme! Nëpërmjet trupave të grave afgane, ata vendosin urdhëra  morale dhe shoqërore. Nëse nuk ndalen, do të ketë gjithnjë e më shumë ligje të tilla, thotë Fetrat.
Punonjësja e fushatës dhe aktivistja në Amnesty International, Samira Hamidi, beson se talebanët kanë shkatërruar institucionet që ofrojnë shërbime për gratë afgane që kur morën pushtetin.
Sipas Hamidit, kjo është një shkelje e dukshme e të drejtave ndërkombëtare të njeriut, që do të thotë se gratë afgane janë praktikisht të pafuqishme për të mbrojtur veten kundër persekutimit dhe padrejtësisë.

Ndryshoi ligjin e divorcit
Përpara rikthimit të fshikullimit dhe gurëzimit për tradhti bashkëshortore, doli se legjislacioni i divorcit në vend kishte ndryshuar gradualisht pasi talebanët erdhën në pushtet. Ky është një zhvillim për të cilin disa kanë paralajmëruar.
Divorci ishte shpesh një rrugëdalje për gratë në Afganistan që donin t'i shpëtonin një burri të dhunshëm ose të varur nga droga.
Ata që u martuan përsëri pas një divorci tani mund të akuzohen për tradhti bashkëshortore, sipas The Washington Post. Disa tani paralajmërojnë se mijëra gra afgane janë në rrezik, duke rrezikuar burgosje dhe hakmarrje të dhunshme!

Përktheu:H.Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat