Çfarë nënkupton përsëritja e vazhdueshme e deklaratës nga ana e A. Vuçiqit, se Serbia gjendet në një situatë tejet të vështirë politike !?

Opinione

Çfarë nënkupton përsëritja e vazhdueshme e deklaratës nga ana e A. Vuçiqit, se Serbia gjendet në një situatë tejet të vështirë politike !?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 30 mars 2024 Në ora: 20:57
Rexhep Elezaj

Përsëritja e vazhdueshme dhe plotë zhgënjim të konstatimit, nga ana e presidentit serb, A. Vuçiq, në çdo paraqitje të tij publike dhe intervista të shumta televizive, “se Serbia gjendet një situatë jashtëzakonisht të vështirë politike dhe nën presion ndërkombëtarë”, si qëllim të vetëm ka pasur dhe ka Kosovën, e cila, pranë gjithë aktiviteteve dhe angazhimeve të tij politiko-diplomatike, por edhe pranë punës intensive të gjithë aparatit shtetëror dhe diplomacisë së Serbisë në 12 vitet e fundit, që ta “ruajnë” Kosovën brenda Serbisë, ajo çdo ditë u ka rrëshqitë nga dora, duke e detyruar kështu, Milloshin e vogël (A.V.) që ta përsëris si papagalli, kudo dhe kurdo, deklaratën e tij dështuese për humbjen përgjithmonë të Kosovës, si mit dhe Jerusalem i Serbisë.

Pra, me konstatimin e tij të vazhdueshëm, “se për Serbinë do vijnë ditë dhe kohë shumë të vështira”, sikur edhe deklarata e sipërpërmendur, ai nuk ka pasur asgjë tjetër parasysh, përveç që popullit serb të indoktrinuar në popull fashist dhe racist, t’i thotë, “se ja, Kosovën po na e marrin me dhunë fuqitë e mëdha perëndimore”, po ashtu me qëllim kriminal që popullin serb ta frymëzojë dhe mobilizojë për luftë në mbrojtje të Kosovës, gjë të cilën A. Vuçiq, së bashku me çetnikët radikalë serbë, e kanë dëshmuar hapur gjatë 12 viteve të kaluara përmes instrumentalizimit të serbëve lokalë si dhe Listës serbe në veri të Kosovës, herë duke i bllokuar rrugët me barrikada, herë duke i sulmuar policët shqiptarë, herë duke i sabotuar institucionet e Republikës së Kosovës, madje duke i braktisur ato krejtësisht, e herë duke kidnapuar policët shqiptar, dhe së fundmi, duke ndërmarrë sulm terrorist në Banjskë (24 shtator 2023), e që ishte kulmi i shantazheve dhe tentimeve për ta okupuar veriun e Kosovës dhe jo vetëm. Këtë e bënin në rrafshin e brendshëm, ndërsa në planin e jashtëm dhe atë diplomatik, regjimi kriminal i Serbisë në krye me “Sllobën e vogël”, nuk kanë lënë gurë pa lëvizur që ta dëmtojnë pavarësinë e Kosovës, herë duke paguar me shuma të majme shtete të varfra në Afrikë, që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, herë duke mos lënë forum dhe organizatë ndërkombëtare për të lobuar tek ato kundër pavarësisë së Kosovës. Mbase, duke e ftuar së fundi edhe seancën e posaçme të KS të OKB-së lidhur me ndalimin e dinarit serb në Kosovë, me qëllim të vetëm që shqiptarët dhe Kosovën ta paraqesin si popull dhe si shtet që i persekuton pakicat etnike, sidomos pakicën serbe, duke e gënjyer gjithë globin, se gjoja pushteti në Kosovë po ushtron diskriminim dhe terror ndaj serbëve..!?

Në vazhdën e këtyre veprimeve djallëzore, puro kolonialiste dhe hegjemoniste ndaj Kosovës, si synim madhor nacional i gjithë serbëve për ripushtimin e saj të plotë, në koordinim me “nënën Rusi” (takimi Daçiq-Lavrov në Moskë), dy herë tentuan që ta thërrasin edhe seancën për shqyrtim të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999, por për fat të keq të tyre, kërkesa e tyre u refuzua nga 13 vende anëtare të Këshillit të Sigurimit, duke iu shkaktuar infarkt të rënd, kur kuptuan se Kosova u avancua nga pozita e vëzhgueses në pozitën e asociuar në Asamblenë e Aleancës së NATO-s. Dhe, sidomos pas aprovimit të Raportit të koordinatores për Kosovën së KiE, znj. D. Bakojanis me 31 vota pro, çetnikët e Beogradit do e pësojnë edhe një goditje fatale kardiovaskulare në tru, nga e cila kurrë më nuk do të mëkëmbën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat