Nëse dëshironi një luftë me NATO-n, kështu e filloni atë!

Opinione

Nëse dëshironi një luftë me NATO-n, kështu e filloni atë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 1 prill 2024 Në ora: 22:01
Nënkoloneli Joakim Paasikivi i Akademisë së Mbrojtjes në Stokholm. (Pamja e ekranit nga SVT)

Presidenti rus Vladimir Putin po kërcënon se do të rrëzojë aeroplanët F-16, nëse ngrihen nga bazat e vendeve të tjera, përfshirë NATO-n. Nëse kjo ndodh, Europa do të hidhet në një luftë të re të madhe, paralajmërojnë ekspertët!

Po ndodhi kjo, vërtetë do kemi një luftë të tretë botërore, thotë nënkoloneli Joakim Paasikivi nga Akademia e Mbrojtjes në Stokholm për agjencinë suedeze të lajmeve TT, shkruan gazeta finlandeze, Hufvudstadsbladet.

Paasikivi ka punuar pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale brenda Forcave të Armatosura, si në Shtabin ashtu edhe në shërbimin e inteligjencës dhe sigurisë ushtarake (Must). Ai gjithashtu ka një përvojë shumëvjeçare në shërbimin e jashtëm.

Ai beson se Vladimir Putin po luan me zjarrin kur kërcënon hapur vendet e NATO-s me sulme kundër avionëve luftarakë që ndodhen në hapësirën ajrore të NATO-s dhe se një veprim i tillë me shumë gjasa do nënkuptojë fillimin e një lufte të madhe!

Ata sikur janë të detyruar për të frikësua Perëndimin, dhe pastaj të  bindemi ne për këtë. Kjo nuk është fare e zgjuar.

Rusia e di se nuk do të fitonte një luftë kundër NATO-s, sepse një sulm i bazave ajrore në tokën e NATO-s nuk do të ishte zgjuarësi, por në të njëjtën kohë, nuk ka garanci për asgjë, shton Paasikivi.

Kur Putin bëri paralajmërimin e frigshëm se F-16 mund të mbajnë  armë bërthamore, ai mendon njëherit se aeroplanët janë objektiva legjitime ruse kur ato synojnë  të përdoren në luftime kundër forcave ruse, meqenëse Ukraina ka thënë haptas se do t'i përdorë avionët për të marrë kontrollin e hapësirës së saj ajrore, të cilën avionët rusë e shkelin çdo ditë.

Nuk mund t'i besojmë asnjëherë Rusisë, shprehet nënkoloneli Joakim Paasikivi përderisa  interpreton goditjen e fundit të shpatës së Putinit si një element tjetër në narrativën ruse se Perëndimi kërcënon Rusinë, edhe pse dihet se Putini filloi luftën kundër Ukrainës.

- Ata sulmuan dhe po sulmojnë pa mëshirë Ukrainën duke mos zbatuar fare ligjet e luftës, kjo është pabesia!

Eksperti ushtarak suedez me origjinë nga Estonia, Finlanda dhe Suedia.

E ëma erdhi me një varkë të vogël si refugjate nga Estonia në vitin 1944, stërgjyshi, Juho Kusti Paasikivi, ishte president i Finlandës në dhjetë vitet e para të epokës së pasluftës, kurse gjyshi i vdiq në front gjatë luftës që ishte në vazhdimësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat