Shqipëria e së kaluarës modelon Shqipërinë e së ardhmes

Opinione

Shqipëria e së kaluarës modelon Shqipërinë e së ardhmes

Nga: Shaban Murati Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:22
Autori Shaban Murati

Figurat e sklerozuara të nomeklaturës së lartë komuniste drejtojnë sot qeverinë, politikën, ekonominë dhe shkencën në Shqipëri. Është qark i mbyllur si sekt, që qarkullon brenda vetes frenat e pushtetit, pavarësisht se janë brezi i fëmijve, dhëndurrëve, nipave e mbesave me burrat e tyre.

Kjo strukturë e së kaluarës modelon Shqipërinë e së ardhmes.

Me kriteret e ideologjisë stalinisto-komuniste Shqipëria është sot një shtet monolitik revizionist, që u bë i tillë nga halli i rrethanave ndërkombëtare, dhe ashtu revizionist do të mbetet, sepse duhet te ruhet monopoli i një partie, duke e ndarë në dy skuadra apo portofole: PS-PD.

Kjo shpjegon pse lejohen nja 100 partiçka fantazma po të nomeklaturës, për t’u krijuar naivëve iluzionin e demokracisë.

Nuk e ndryshon këtë realitet as fakti që për nevoja gjeostrategjike atlantike e bënë Shqipërnë anëtare të NATO-s, dhe as mundësia, që ndonjëherë Shqipëria të bëhet anëtare e BE.

Pa u shkatërruar kjo strukturë e fuqishme kanceroze e nomeklaturës së të kaluarës, Shqipëria nuk bëhet dot as shtet demokratik, as shtet me standart të lartë jetese dhe as shtet normal europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat