A i kishte propozuar Fatos Nano Thaçit planin për ndarje të Kosovës dhe si reagoi Hashimi?!

Opinione

A i kishte propozuar Fatos Nano Thaçit planin për ndarje të Kosovës dhe si reagoi Hashimi?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 4 prill 2024 Në ora: 09:47
Autori Faton Mehmeti

Një nga kryeministrat e Shqipërisë, në vitin 2002, ka ofruar projektin e Gjingjiçit për ndarjen e Kosovës. E kam nxjerrë nga zyra”, kishte deklaruar Hashim Thaçi para disa viteve. Duke njohur natyrën e Thaçit, një person që nuk e thotë të vërtetën, kjo gjë më duket pak e besueshme.

Jo aq e pabesueshme që nuk i është thënë nga një kryeministër i asaj kohe, por që Thaçi ta ketë nxjerrë jashtë nuk qëndron. Së pari, edhe vet Thaçi ka qenë idhëtar i shkëmbimit të territoreve, rrjedhimisht ndryshimi i kufijve, dhe së dyti, me kryeministrat e asaj kohe, Thaçi ka pasur raporte shumë të mira, aq sa duket e pabesueshme se e ka nxjerrë nga zyra.

Pavarësisht pyetjeve për cilin kryeministër bëhet fjalë, Thaçi nuk kishte thënë asgjë. Duke parë se në vitin 2002, Shqipëria ka pasur plot tre kryeministra, i pari ka qenë Ilir Meta, i cili ka drejtuar qeverinë nga shtatori i vitit 2001 deri në 29 janar 2002. Më pas, kryeministër ka qenë Pandeli Majko në periudhën 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002, i pasuar nga Fatos Nano prej 29 korrikut. Cili nga këta tre ka mundur të bënte një gjë të tillë?

Ilir Meta, ndonëse kishte miqësi me Gjingjiçin, për të cilën shprehej edhe krenar, mund të jetë "i dyshuar", ndërsa Majko nuk bind në këtë drejtim, duke njohur edhe kontributin e tij të madh për Kosovën. Dhe, i treti dhe më shumë mundësi mund të jetë Fatos Nano. Nano, i njohur për qëndrimet në favor të Serbisë, mungesa e ndjeshmërisë ndaj Kosovës mund të ketë shkaktuar një synim të tillë.

Para takimit në Kretë me Miloševiçin, Fatos Nano kishte deklaruar "Kosova është çështje e brendshme e z.Miloševiç", andaj edhe mundësia që Nano të ketë synuar ndarjen e Kosovës bashkë me Gjingjiçin është e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat