Shotë Galica e shekullit XXI - Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu

Opinione

Shotë Galica e shekullit XXI - Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu

Nga: Sabahate Byci Më: 25 prill 2024 Në ora: 16:39
Sabahate Byci

Paraprakisht të nderuar lexues duke ju falënderuar për kohën që do t’ia dhuroni opinionit tim, pra me rastin e leximit të tij, me plot vetëdije ia jap vetes të drejtën po ashtu edhe të gjithë energjinë e gëzimit tim shpirtëror t’cilin para ca ditësh e përjetova gjatë transmetimit të mbledhjes në Asamblenë e OKB-së në NY të SHBA-së që këtë gëzim ta ndaj së bashku me ju.

Pra, momentin historik të hyrjes më bravoroze të të gjitha kohërave, të ndonjë delegacioni botëror në lokalet e Këshillit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, siç qe hyrja e Presidentes sonë Dr. Vjosa Osmani-Sadriu me “Batalionin e Shqiponjave”, heroinat e rezistencës, burrneshat legjendare përcjellëse të delegacionit tonë shtetëror, përpara syve të “këlyshit” fasho-qet-millosheviçian, Aleks-Vucc-Viqit.

Hyrja e simbretëreshave tona, në krye me presidenten e shtetit tonë të Kosovës Dardane Vjosa Osmani në lokalet OKB-së ishte vet rruga drejt pavdekësisë së historisë sonë kombëtare shqiptare të të gjitha kohërave që do të vijnë e shkojnë gjeneratë pas gjenerate.

Prandaj;

A e patë dje në selinë e Kombeve të Bashkuara se si luftohet edhe pa pushkë?

E patë se si i bëhet rezistencë të keqit e shkatërruesit gjenocidal përfaqësues i një vendi fashizoid?

E patë se si i bëhet rezistencë së keqes me qëndresat e forta sa e gjithë vet qëndresa?

Ahhh Shotë Galica e kohës sonë digjitale intelegjente e vlerësuara Znj. Presidente Dr. Vjosa Osmani - Sadriu, ty lapsi të lumtë bre!

Andaj duke iu falendeuar për kohën dhe interesin e leximit të ktij opinioni tim, shumë të nderuar*a lexues, më lejoni që unë sot me ju ta ndaj gëzimin, krenarinë edhe kurreshtjen time gjithë-qelizore personale, mu për atë se pas 32 viteve në gyrbet të largët, shumë larg nga vendlindja ime e shtrenjtë, e përndjekur nga regjimi i atëhershëm i vitit 1992 fasho-qet-miloshevian tipik dhe i njëjtë mu sikurse regjimi i ditëve të sotme të Serbisë, pra të regjimit fasho-qet-vuqiqian, përpara se të vdes e përjetova disfatën imperial-serbo-shoveniste dhe zemra mal mu bë.

Dhe siç thotë një proverb këtu në Gjermani;

-“Wer zuletzt lacht, lacht am besten”

-“Kush qeshë i fundit, qeshë më së miri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat