Pse u "çakordua" Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB

Opinione

Pse u "çakordua" Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB

Nga: Beqir Sina Më: 26 prill 2024 Në ora: 18:54
Beqir Sina

Megjithse, u tha se ai kishte udhëtuar për në Nju Jork, për ta përfaqësuar Serbinë në Këshillin e Sigurimit, e cila do të përballej në seancën e radhës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e verteta është krejt ndryshe.

Sepse, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) marret vesh sepo shqyrton një projekt-rezolutë të rëndësishme, që cakton 11 korrikun si "Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995", e cila është një hap kritik drejt njohjes globale të një kapitulli rrëqethës në historinë e fundit evropiane.

Rezoluta u prezantua më 17 prill ( e përpiluar nga dhëheqësit boshnjakë, me mbështetjen e Gjermanisë dhe Ruandëse, por ka marr një mbështetje edhe nga SHBA, Zvicera dhe Sllovenia) dhe, debati i “zhurmshëm” brenda “guackave” tashmë, është duke u zhvilluar brenda dhe jashtë arenës së "pallatit të qelqtë" të OKB-së.

Një votim është planifikuar për në 2 maj. Por, nuk i dihet! sepse si po shkojnë gjërat edhe ai mund të shtyhet…..!!!

Sidoqoftë, përtej rëndësisë së tij simbolike, miratimi i rezolutës që cakton 11 korrikun si "Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995", është imperativ për ruajtjen e drejtësisë dhe ruajtjen e kujtesës kolektive të një prej mizorive më të tmerrshme të pas Luftës së Dytë Botërore në tokën evropiane.

Në korrik 1995, "zona e sigurt" e Srebrenicës e përcaktuar nga OKB-ja, u bë vendi i brutalitetit të papërshkrueshëm pasi forcat serbe të Bosnjës, që masakruan sistematikisht rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë (muslimanë boshnjakë). Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) më vonë pohuan se krimet e kryera në Srebrenicë përbënin akte gjenocidi. Siç ka vënë në dukje ICTY, "Tribunali ka vërtetuar përtej një dyshimi të arsyeshëm se vrasja e 7,000 deri në 8,000 të burgosurve myslimanë boshnjakë ishte gjenocid".

Por ndërsa ndarjet politike janë zgjeruar në rajon vitet e fundit, trashëgimia e Srebrenicës, po përballet me kërcënime të vazhdueshme nga narrativat mohuese dhe “revianshite” që synojnë të shtrembërojnë këto të vërteta të vërtetuara me fakte ( zë dhe figurë). Udhëheqësit boshnjakë, me mbështetjen e Gjermanisë dhe Ruandës, po nxisin miratimin e projekt-rezolutës.

Gjermania dhe Ruanda kanë punuar me të dyja qendrat; Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës-Potoçari dhe Varrezat për Viktimat e Gjenocidit të vitit 1995 për të institucionalizuar kujtesën e gjenocidit. Draft rezoluta për Srebrenicën pasqyron aspekte të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme që vendosi Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit mbi Gjenocidin e vitit 1994 kundër Tutsis në Ruandë.

Shtetet anëtare të OKB-së, thuhet se duhet të qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të kësaj rezolute të Srebrenicës për t'u përballur dhe për të luftuar mohimin e gjenocidit kudo që shfaqet. Rezoluta kërkon 2/3 e anëtarve të saj që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) që ta miratojë.

Në thelb, projekt-rezoluta e OKB-së, që cakton 11 korrikun si "Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995", tejkalon thjesht simbolizmin; ajo nënvizon përkushtimin e palëkundur të bashkësisë ndërkombëtare ndaj së vërtetës, pajtimit dhe imperativit të kujtimit të përjetshëm të mizorive të Srebrenicës.

Rezoluta “dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës” dhe “veprimet që “lavdërojnë” të dënuarit për krime lufte, në vendin e tyre. Ajo thotë sa ka krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës”. Për më tepër, rezoluta mbron zbatimin e plotë të Konventës së Gjenocidit për të parandaluar dhe ndëshkuar krime të tilla, si dhe për masa praktike si edukimi dhe programet e ndërgjegjësimit të publikut për të mbrojtur faktet historike dhe për të parandaluar "revashizmin" që mund të çojë në mizori të ardhshme.

Evropa ka një kujtesë “shqetësuese, por të shkurtër” për Aleksander Vuçiqin Presidentin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, ish-Kryeministri serb, dhe ish-Ministri i Propogandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, po përpiqet të bëjë të gjitha gjërat e duhura për të lehtësuar sa më shumë vendin e tij(Serbinë) në BE. Por, nga ana tjetër, Vuçiq, nuk mund të fshihet më kësaj radhe, “pas përkëdheljes europiane” ose mes Moskës e Pekinit, sepse i ka punët si i themi ne shqiptarët, më të vërtet pisk.

Ngaqë, nëqoftëse, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB), miratonë rezolutën, që cakton 11 korrikun si "Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995", athere kjo është një hap kritik, dhe një kapitulli i ri në historinë evropiane, prej Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania, ishte ajo që i pagoi shumë shtrejtë dëmet e luftës.


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish-Ministri i Propogandës në kohën e Millosheviqit, ka dosjen e tij në arkivat e OKB-së, AI, dhe GJNKL, përgjatë luftës në Bosnje, por dhe atë kohën kur Kosova, ishte ende e kontrolluar nga banditët e policisë paramilitare serbe, dhe ushtrisë serbe.

Vetëm pak ditë më parë, se të vinte në Nju Jork, Vuçiq i kishte kërkuar Rusisë, dhe Kinës, që të bllokonte një rezolutë të OKB-së që do të dënonte masakrën e Srebrenicës si gjenocid, një akt që BE-ja e kishte injoruar në mënyrë tipike, por që i zemëroi shumë myslimanët boshnjakë, në Bosnje.

Ndërsa, për tre ditë sa qëndrojë në Nju Jork, burime të besueshme thanë se ai ka takuar ose ka biseduar me telefonë me 120 ambasadorë të akredidituar në OKB, për resolutën e 2 majit.

“Kam pasur biseda telefonike me tre presidentë, një kryeministër të vendeve afrikane. Kemi pasur dy takime të mëdha këtu( i referohet ambasadorit të Rusisë dhe Kinës), jam krenar për praninë e madhe të njerëzve nga Afrika, me 25 vende afrikane, që është rreth 48 për qind e Afrikës. Pastaj patëm një takim me vendet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve , vendeve arabe, dhe presioni këtu po rritet edhe mbi vendet që ishin kundër, do të ketë një luftë deri në ditën e fundit”, theksoi ai.

Pra, duke shqyrtuar shënimet e kaluara që nga viti 1998, sigurisht, gjithçka ka shumë kuptim, dhe tregonë qartë se përse erdhi në Nju Jork , Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, dhe përse erdhi edhe Preisdentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Nju Jork, kur u largua tha se Serbia është përballur me një organizim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili është rregulluar me SHBA-në, Zvicrën dhe Slloveninë. Pavarësisht kësaj, Serbia ngulmoi dhe tregoi sipas tij, se si një vend i vogël mund të mbrojë integritetin e tij kundër kombeve më të mëdha sepse drejtësia është në anën e saj.

Vuçiq ka theksuar se çështja e Kosovës është zgjidhur për të gjithë hemisferën perëndimore që nga viti 2008, e megjithatë, 16 vjet më vonë, Serbia vazhdon të luftojë dhe të mos njohë Kosovën.

Vuçiq, u tha gazetarve para ndërtesës së OKB-së :"Ju e patë organizimin që krijuan në KS. Ishte tronditëse ajo që ata bënë, madje ata gënjejnë duke thënë se ato gra ishin të pranishme dhe ju vjen keq kur shihni gra të përdhunuara, por askush nuk ju tha se do ta bënin këtë. Pastaj e kuptoni se ishte një kurth, se nuk mund të reagonit, e patë se ata ishin të gëzuar. Është e vështirë të thuash se kush ishte më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër( I referohet amerikanëve dhe anglezve). Dhe pastaj ne duruam dhe treguam se si një vend i vogël mund të luftojë për integritet dhe kundër të mëdhenjve, sepse drejtësia dhe e vërteta janë në anën tonë”, shpjegoi ai.

Vuçiq përsëriti bindjen e tij se ajo që ndodhi në këtë senacë të Këshillit të Sigurimit ishte e rregulluar mirë dhe një "kurth" për të.

"Tani të gjithë po shtiren si naivë. Ne jemi të bindur se edhe kreu i UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, e dinte dhe të gjithë këtu e dinin. Por, të gjithë bëjnë sikur nuk e dinin. Çfarë është e sigurt, megjithëse Vjosa Osmani tha se ishin anëtarë, të kabinetit të saj – asnjëri prej tyre nuk është në listën e kabinetit të saj”, tha Vuçiq.

Për rezolutën e Srebrenicës tha ai ": Dy fuqitë më të mëdha ushtrojnë presion, por Serbia është një kundërshtar serioz . Ai shtoi se çdo gjë është mbajtur e fshehur nga Serbia në mënyrë që ajo të mos jetë e përgatitur të përgjigjet".

Ai tha se “Detyra jonë është të luftojmë për vendin dhe gjithçka që më intereson tani janë Kosova dhe rezoluta e Srebrenicës”.

Ndërsa, duke komentuar faktin se përfaqësues të disa vendeve anëtare të OKB-së, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, morën pjesë në një pritje me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, ai tha se kishte amerikanë, sllovenë, japonezë, zviceranë… e disa të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat