Kujt t’i besohet sot në Kosovë?!

Opinione

Kujt t’i besohet sot në Kosovë?!

Nga: Agron Shabani Më: 29 prill 2024 Në ora: 13:44
Autori Agron Shabani

Ndonëse, edhe më herët kemi bërë fjalë mbi synimin dhe kompromisin e mundshëm shkencorë ose metodologikë në mes evolucionit, empirizmit dhe racionalitetit, gjegjësisht, për studimet dhe analizat e njohura shkencore ose filozofike mbi reaksionin dhe inter(e)aksionin e brendshëm si dhe mbi reflektimet, referimet ose interferimet e tyre eksternne ose eksplikative në "kozmosin" ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të njeriut, përkatësisht, tek personat ose individët e ndryshëm me inteligjencë minimale ose me aftësi të kufizuara intelektuale, profesioale, mentale, psikologjikë dhe të tjera:

Mbase, për t'u liruar (çliruar) një trohë nga tezat, antitezat; hiperbolat, hipotezat ose kundër-thëniet e vazhdueshme asimetrike dhe antagoniste, më qëllim të hartimit dhe formulimit të përgjithshëm dhe përfundimtar të një formule ose sinteze të qëndrueshme shkencore ose filozofike që bën ndarjen ose divorcin e të së veçantës individuale ose personale nga e përbashkëta e njohur njerëzore (qytetare), shtetërore, nacionale ose politike.

Kjo për faktin se qenësia ose ekzistenca e mbyllur e kozmosit ose universumit (universit) të mbyllur dhe ç'rregulluar të personit ose individit në vet egon, antegon, superegon ose alteregon e tij irracionale dhe negative, patjetër çon në zhbërjen ose shkatërrimin e çdo gjëje tjetër ekzistuese në shtetin dhe shoqërinë kosovare të ngritur ose projektuar me mundi dhe sakrifica të panumërta individuale dhe kolektive.

Në këtë frymë, sipas Platonit, Aristotelit, Sokratit, Epikurit, Senekës, Kantit, Hegelit, Shopenhauerit, Niçës si dhe shumë filozofëve ose mendimtarëve tjerë :Gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur është "bërë shoshë" ose pluhur e hi prej gabimeve, paragjykimeve, totemeve, fetisheve dhe besëtytnive të ndryshme irracionale, negative, imagjinare, fiktive, instiktive, paranormale, par apolitike, primitive ose arkaike: Idetë ose teoritë e njohura shkencore ose metodologjike mbi njeriun, shtetin, pushtetin, popullin (kombin), shoqërinë, famën, karrierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin , arsimimin, emancipimin, politikën, diplomacinë etj., thjeshtë nuk i qëndrojnë mw logjikës ose arsyes. E sidomos në Kosovë ku pushtetarët ose titullarët e ndryshëm institucional ose dikasterial, udhëhiqen nga instinktet, pasionet ose epshet e ndryshme adoleshente ose shtazarake. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në vendime mbi bazën e asgjësë për asgjë!

U mor vesh se kjo sipas Zigmund Frojdit, të ngjason në zvarritjen e rrezikshme të tufave të harlisura të mushkave ose gommarëve pas një grupi kuajsh të egër me sytë të lidhur. Duke menduar në shtresat ose masat e gjëra popullore ose elektorale që i mbajnë në pushtet dhe ngarendin pas demagogëve, hipokritëve, analfabetëve ose gjysmanalfabetëve të ndryshëm institucional ose politikë në Kosovë, të kontrabanduar dhe inkriminuar atje nga pornotregjet e ndryshme paranormale ose parapolitike, apo nga nëntoka e thellë, ose dubioze e Serbisë ose dikujt tjetër...?!

Se këndejmi, të kesh hipoteka dhe dosje të shumta vendore dhe ndërkombëtare, të jesh i dyshuar si bashkëpunëtor konspirative dhe logjistikë i UDB-së,, apo të jesh pacient potencial i karantenave ose klinikave të ndryshme psikolologjiko-neuropsikiatrike , si dhe të jesh i trafikuar ose kontrabanduar në politikën, politikë bërjen dhe diplomacinë e Kosovës, pa e lexuar kurrë asnjë libër ose broshurë të vogël nga shkencat politike dhe të tjera mbi politikën e jashtme ose diplomacinë...Dhe, t'i thuash vetit lider, politikan, krye diplomat ose diplomat i Kosovës... Duke i blerë, kontrabanduar, shitur dhe stërshitur supiditetin, marrën, nebulozën, mediokritetin, demagogjinë, faqen e zezë dhe skizofreninë tënde infantile dhe patologjik me të hollat e kontrabanduara ose të dhëna blanco nga oligarkët ose nëntokat e ndryshme të Rusisë dhe Serbisë! Apo, duke i reklamua filanin dhe fëstëkun si konsuj ose nëpunës të konzullatave ose ambasadave të dikurshme serbe ose jugosllave si intelektual dhe patriot shqiptar të Kosovës nwpwr faqe gazetash ose portalesh kosovare! Kësaj vërtetë i thonë gabelhane ose punë Sizifi!

Në Kosovën e paradokseve, mediokriteteve, anomalife, violencave dhe patologjive të panumërta institucionale dhe funksionale, nuk është aspak e habitshme ose çuditëse, nëse disa çoban, blegtor, demagog ose hipokritë, të cilët dikur e kanë themeluar UDB-n në Kosovë, sot të quhen intelektual dhe patriot shqiptarë në kohë njerke dhe kolere.

Një popull dhe shtet i tërë në delir dhe katarsis të madh.

Pranë tyre shënimet, proceset dhe "historitë" e njohura mbi shtetin dhe "popullin e ri" artificial ose johistorikë që i kanë firmosur ose nënshkruar me dorën e vet së bashku me metaforën ose batutën e njohur sipas të se cilës në 'kliniken neuropsikiatrike ose psikopatologjike të Kalifëve të Bagdadit dhe Damaskut, atëbotë të marrë dhe të çmendur ishin vetëm ata që ishin më të marrë ose më të çmendur se sa gjithë të tjerët.'

Flasin ose shkruajnë kundër Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin, ndërsa agjentët, oligarket dhe mercenarët e ndryshëm të Rusisë dhe Serbisë i kanw të brenda në pushtet, qeveri dhe parlament.

Flasin kundër mbetjeve, kërmave, kallpit, fosileve ose mbeturinave të UDB-s në Kosovë, ndërkaq, fosilet ose fekalet e UDB-s i kanë të kontrabanduar dhe inkriminuar në shtet, pushtet, polici, politikë të jashtme ose diplomaci dhe gjithandej.

Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkwkohore, kur kemi tendencë për të interpretuar lirinë, shteti, pushtetin, politikën ose diplomacinë kosovare si gjetjen ose zbulimin e dikujt tjetër i cili ashtu siç është, të mbushë me pesimizëm dhe plot trishtim me shëmtinë e tij të jashtme dhe të brendshme!

Jo vetëm ai , ajo, ata ose ato mjerisht. Por, edhe e tërë politika dhe politikë bërja rankoviçiste dhe udbiste e Kosovës- deri në absurd ose fatalitet!

U mor vesh se sipas Platoni dhe Aristotelit, përveç bukurisë, edhe shëmtia, gjithashtu është një problem serioz, për arsye na vë përpara karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajon që të jemi si ajo: të shëmtuar, negativë, irracional, mediokritet, kaotikë, të stuhishëm, nebuloz, infantil, patologjikë etj. Dhe kjo na e bën edhe më të vështirë që të bëhemi të mençur, të butë, të qetë, racional, pozitivë etj.

Ndaj, është detyrë e poetëve, piktorëve, filozofëve, socio psikologëve, politologëve, producentëve televizivë, dizajnerëve ose moderatorëve, t'i ndihmojnë të marrët ose të shëmtuarit të jetojnë me mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat