PDSH-ja e vendosur për finalizimin e kauzave të saj!

Opinione

PDSH-ja e vendosur për finalizimin e kauzave të saj!

Nga: Azgan Haklaj Më: 30 prill 2024 Në ora: 11:15
Azgan Haklaj

 Shqipëria po përjeton ditë të veshtira të pamerituara në planin social ekonomik kombetar dhe atë ndërkombëtar. Ish kryefunksionarë të shtetit të penalizuar masivisht nga drejtësia për hajni e të skeduar non grata nga ajka e shteteve të botës demokratike, një kryeministër me gjysmën e qeverisjes qëndrore e vendore në qelitë e burgut dhe i akuzuar botërisht me fakte nga raportet e DASH-it, Amnesty International dhe mediat investigative me reputative te kontinentit. Kjo është tabloja e dhimbeshme e vërtetë e vendit. Kjo situatë jo vetëm nuk u prodhua për një ditë, por është një projekt malinj i establishmentit të vjetër politik Berisha-Rama-Meta të pagëzuar me të drejtë nga lideri i PD-së Lulzim Basha si Trekëndëshi i Bermudës. Mes puthjesh e kafshimesh siç ndodh rendom në stanet e bishave e shpellat e piratëve në tre dekada ata u bënë autorë individualë e familjarë të vjedhjes dhe abuzimit, të mosndëshkuesjmërisë dhe kapjes së drejtësisë.

Ata së bashku inskenuan konsipracionin ndërkombëtar kundër Partisë Demokratike Lulzim Bashës të deshmuar e dënuar tashmë nga gjykatat amerikane si në rastin e McGonigal, për ti trukuar e vjedhur zgjedhjet dhe per ti rrembyer si në një grusht shteti karriken e kryeministrit. Skenari vijoi me fenomenin "Foltore" për të ndarë partinë dhe linçuar liderin e saj. Fijet mafioze të regjisë shkuan deri në marrëzinë e një sulmi të kordinuar e të dhunshëm duke rrezikuar deri jetën e demokratëve e deputeteve të tyre në shtëpinë e tyre legjitime, Seline e Partise Demokratike. Sebepi u gjet një letër bakalli pa asnjë argument ligjor përveçse përmbajtjes plepiste të zhukrave të familjes të cilët drejtësia e re i flaku si hajdutë dhe jo profesionistë. Skema e çoroditur diverisioniste që do shoqëronte ujdinë e pregatitur në zyrat e Edi Ramës do vijonte për muaj të tërë duke pamundëduar pjesmarrjen dhe zerin e deputetëve të PD- së në Parlamentin e Shqipërisë ndërkohë që dora e lirë e qeverisë të kalonte në klandestinitet ligje mafioze që kanë të bëjnë me fatin e qytetarëve shqiptarë.

E fill pas kësaj duke parë që PD-ja po riorganizohej në të gjithë vendin dhe po rifaktorizohej ndërkombëtarisht ja hoqën petën e maskimit lakrorit të ujdisë së ustallarëve Rama-Berisha duke sajuar me mercenarë shkallmimin e komisionit zgjedhor. Pseudokomisionet parlamentare nuk janë asgjë tjetër veçse fasada e një farse diskretituese që shkallmon parlamentarizmin dhe i zgjeron udhën e mbijetesës regjimit narko-oligarkik të Rilindjes. Në këto kushte Partia Demokratike krahas reflektimit të thellë po mbyll procesin e riorganizimit struktural dhe po energjizohet moralisht për tu përballur elektoralisht për fitore në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë forcë tjetër nuk ka sot as moralin dhe fuqinë ta bëjë këtë. Një koalicion i gjerë kombëtar “Harku Euroatlantik” po përvijohet me synime të kthjellta parimore e programore dhe m vizion të palëkundur euroatlantik. Lideri i PD-së Lulzim Basha jo vetëm verbalisht por me ekspertizë të saktë ka leshuar për diskutim të gjërë mbarëshqiptar kauzat dhe synimet për qeverisjen e ardhshme që do rikthejë shpresën.

Demokratët nuk do tërhiqen nga kthimi i ligjshmerisë e kushtetutshmërisë në zgjedhje, sikundër do vijojnë përkrahjen dhe inkurajimin ndaj SPAK-ut dhe organeve të drejtësisë të re jo me fjalë por me amandamente parlamentare që sigurojnë pavarësinë e tyre. Klithmat histerike të Sali Berishës e Ilir Metës kundër prokurorëve e gjyqtarëve kurajozë që të mbështetur masivisht nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët, shoqëruar me tendencat mafioze të nëndheshme të Edi Ramës ndaj tyre vetëm sa kanë skanuar portretin e vërtetë dhe qëllimin final të Trekëndëshit të Bermudës. Ata tashm janë të përkohshëm e në agoni. Mbijetesa e tyre politike e pandëshkueshmëria po merr fund. Një fund i frikshëm për ta por që ju ka kushtuar shumë shqiptarëve në mbi tre dekada. Partia Demokratike e lideri i saj Lulzim Basha duke ruajtur etikën njerëzore e politike por me ekzigjencë e vendosmëri të pakompromis me të keqen kombëtare po demonstrojnë se janë shprese unike për ardhmerinë e vendit. Domokratët kurrë nuk harrojnë se përpara qenies institucion partiakë janë misionarë të lirisë , demokracisë e europianizmit. Ky është thelbi i ekzistencës tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat