Kur ndërgjegjja nuk iu lejon të flini të qetë, dëshmorët mos i trazoni natën!

Opinione

Kur ndërgjegjja nuk iu lejon të flini të qetë, dëshmorët mos i trazoni natën!

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 maj 2024 Në ora: 16:17
Autori Faton Mehmeti

Rrëfimi i Sami Lushtakut do të "prekte" këdo nëse do e thoshte dikush tjetër. Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku ka kujtuar momentet me të duke thënë se në shenjë mirënjohje për të rënët, “Unë gati nuk po them çdo ditë, por në javët ndoshta edhe në 2 e në 3 të natës shkojë para varreve të shokëve”, ka thënë Lushtaku.

Shokët e tij, Samiu i kujton natën, atëherë kur trupi pushon dhe ndërgjegjja "flet". Nuk i mjaftuaka dita për të shkuar tek varrezat, duhet pritur nata, atëherë kur çdo gjë pushon. Samiu, duhet t'i flet ndërgjegjes së tij mos ka hyr në "hak" me shokët e tij.

Është mirë të shkohet tek varrezat e shokëve, edhe më mirë është të ketë ndërgjegjen e qetë, vetëm kur ndërgjegjja nuk është e qetë edhe gjumi s’të zë dot. E, vështirë të ketë ndërgjegjen e qetë dikush që shëtit me veturë të shtrenjtë, flitet për 100 mijë euro. Dita është mjaft e gjatë për të vizituar varrezat e shokëve, nata është për të fjetur qetë. Edhe ata që janë gjallë, e që ishin shokët e tij, nuk e kanë luksin që e ka Samiu, me dhjetëra ish luftëtarë kanë bërë vetëvrasje si pasojë e kushteve të vështira.

Siç thotë një thënie e njohur, "pas çdo pasurie të madhe fshihet një krim i madh", luftëtarët e vrarë nuk duan as me i trazua natën tek varret, duan që Kosova mos të vjedhjet. Dëshmorët lëreni të qetë, nëse ndërgjegjja nuk u lejon të flini, mos i trazoni të tjerët. Sikur të mund të flisnin apo të ngrihen nga varri, dëshmorët shumë njeriun do e përzinin nga aty, e në emër të tyre është bërë politikë dhe biznes, e turpshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat