Alicia Kearns, mike e vërtetë e Kosovës

Opinione

Alicia Kearns, mike e vërtetë e Kosovës

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 4 maj 2024 Në ora: 16:32
Alicia Kearns

Personaliteti i njeriut serioz ndaj të vërtetës për Kosovën dhe popullin e saj, bëhët i dukshëm e i vendosur për t’u angazhuar dhe ndihmuar këtë vend, që e ka guximin dhe aftësinë për të pohuar të vërtetën ndaj vendit tonë, e cila gëzon respektin më të madh nga populli i këtij vendi, siç është zonja Alicia Kearns, deputete konservatore e Parlamentit të Britanisë.

Deputetja konservatore e Britanisë, z.Kearns, këto ditë propozoi mocionin për Kosovën, dhe Bosnjen e Hercegovinën, të cilin mocion Dhoma e Ulët britanike e miratoi, duke e mbështetë integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës, poashtu duke e dënuar edhe sulmin terrorist serb në Bansjka, ndaj policisë së shtetit me 24 shtator të vitit të kaluar.

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik, sipas këtij mocioni e mbështeti edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë, që gjenocidi i Srebrenicës, të dënohet globalisht në bazë të ligjeve ndërkombëtare, poashtu në këtë Dhomë, dënohet edhe ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit perëndimor.

Deputetja britanike z.Kearns, përveq që ngriti alarmin e saj lidhur me situatën dhe sigurinë në Kosovë, dhe në Ballkanin Perëndimor, ajo ngriti zërin duke iu referuar edhe gjendjes kritike dhe luftës në Ukrainë dhe në Gazë, e cila situatë mund të përshkallëzohet edhe më largë.

Ajo iu referua edhe vizitës së presidentit kinez Shi Xhiping, në Serbi, që tregon vet se një vizitë e tillë, e ka një domethënje të një aleance jo të thjeshtë në mes Kinës, Rusisë dhe Sërbisë, që nënkupton mundësinë që kjo aleancë për t’u zgjeruar edhe më shumë, që do të ndikonte në mënyrë të veçantë me elementin e prekshëm në Ballkanin perëndimor.

Zonja Kearns, para se të ndodhte sulmi terrorist serb në Banjske, në veri të vendit tonë, ajo kishte ngritë alarmin e saj se, në kishat ortodokse serbe në Kosovë, po grumbullohen dhe deponohen armë të ndryshme nga grupet serbe, gjë që edhe ashtu ndodhi me 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup i madh i terroristave serb i vendosur dhe i strehuar në Manastir të Banjskës, e sulmoi policinë e Kosovës, me çrast vranë edhe rreshterin e kësaj policie z. Afrim Bunjaku.

Mikja e çmuar e Kosovës, z. Kearns, ka merita të mëdha për kontributin dhe angazhimin e saj ndaj të vërtetës dhe zgjedhjes së çështjes së Kosovës, me Serbinë, e cila nuk heziton ta thotë hapur në Parlamentin e vet britanik dhe para botës, se si qëndrojnë gjërat dhe realiteti në mes këtyre dy vendeve, me theks të veçantë, rroli dhe angazhimi i Serbisë, në këto forma e tërheq Kosovën dhe rajonin në rrjedha dhe marrëdhënie jo të natyrshme, duke nxitur një konflkt apo luftë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat