Prifti norvegjez dhe toleranca ndaj të tjerëve!

Opinione

Prifti norvegjez dhe toleranca ndaj të tjerëve!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 11 maj 2024 Në ora: 21:19
Norvegji

Me emigracionin që kemi pasur dhe globalizimin me të cilin po përballemi, do të duhet të diskutojmë dhe të merremi me mënyrën se si ne sigurojmë një komunitet që mund të akomodojë diversitetin dhe dallimet në një mënyrë pozitive dhe të mirë.

Norvegjia nuk duhet të përfundojë duke u bërë një zonë gjeografike lart në veri, ku grupe të ndryshme jetojnë në shoqëri paralele me norma shumë të ndryshme për atë që është e drejtë dhe e gabuar.

Ne duhet të kuptojmë njëri-tjetrin, jo vetëm nga ana gjuhësore, por edhe kur bëhet fjalë për veprimet dhe mënyrën e jetesës së njëri-tjetrit.

Por diçka duhet të na bashkojë dhe të shtrihet në fund. Flamuri? Por sa është norvegjezë simboli i identitetit,  flamuri? Jo aq shumë,sepse shumë fëmijë kanë flamuj të tjerë përveç norvegjezëve në paradën e 17 majit.

Edhe kryqi në flamurin norvegjez është importuar nga Roma, kurse sa i përket Zotit tonë, ai ndoshta nuk është as norvegjez!

Po libri i shenjtë, Bibla? Libri i librave ka qenë shumë i rëndësishëm për moralin, etikën dhe legjislacionin norvegjez.

Autori i artikullit, Knut Sand Bakken, pyet veten se çfarë na lidh ne norvegjezëve së bashku, kur dihet se  asnjë teolog norvegjez nuk ka vënë asnjë shkronjë apo presje në këtë libër,( biblën) të cilin ne e kemi marrë nga zona përreth bregut lindor të Mesdheut, përkatësisht nga toka hebraike e historisë biblike.

Për më tepër, ka gjithnjë e më shumë njerëz, që e kanë Kuranin si libër të shenjtë, dhe do t'i udhëheqë ata gjatë jetës…)

Të jesh norvegjez do të thotë të jesh pjesë e një komuniteti, një komunitet që mbështetet në disa vlera shumë themelore.

Norvegjia është një demokraci, një shoqëri ligjore, një shoqëri e mirëqenies. Kjo do të thotë se shoqëria bazohet në respektin themelor për individin dhe lirinë e tij.

Por asnjë teolog norvegjez nuk ka vënë asnjë shkronjë apo presje në këtë libër, të cilin ne e kemi marrë nga zona përreth bregut lindor të Mesdheut, përkatësisht toka hebraike e historisë biblike.

Me liri nënkuptojmë, ndër të tjera, lirinë personale, lirinë e shprehjes, lirinë për të menduar dhe për të besuar, me fjalë të tjera, lirinë për të qenë ndryshe.

Nëse duam të kemi sukses në këtë, ne duhet dhe kemi nevojë për një debat integrues konstruktiv me komunikim të hapur, aty ku ndëgjohen të gjithë zërat dhe ku ka dëshirë nga të gjitha palët për të arritur një mirëkuptim të ndërsjelltë.

Tani është koha për t'u takuar si qytetarë të barabartë, dhe nëse doni të jeni pjesë e komunitetit norvegjez, ka disa rregulla shumë të qarta të lojës demokratike të cilat mbulojnë dhe janë mbi çdo debat.

Prandaj edhe është e rëndësishme që ne të gjithë të kemi përgjegjësi të bëhemi pjesë e komunitetit, Samiu nga Nesseby në Finnmark dhe të rinjtë pakistanezë nga Stovneri i Oslos.

Vlerat bazë që kemi dhe mbrojmë nuk janë përjashtuese, ato janë përfshirëse dhe kështu koncepti ynë i lirisë krijon hapësirë ​​për diversitet. Ne që jemi norvegjezë edhe pse jemi të ndryshëm, jo të gjithë mund të flasin dhe të shkruajnë norvegjisht.

Por nëse zgjidhni të jetoni ndryshe, ju përjashtoni veten nga komuniteti dhe në këtë mënyrë nga integrimi i duhur në shoqërinë norvegjeze. Që  integrimi të ketë sukses, kjo nuk është vetëm një çështje e politikanëve, por edhe e autoriteteve publike. Shkolla, ekipet dhe shoqatat dhe vendi i punës janë vende të shkëlqyera për qytetarët e rinj që të njihen me vlerat dhe normat norvegjeze.

Mesazhi i priftit tolerant është; Integrimi është detyra e vetëme për suksesin, bashkatdhetarët tanë të rinj duhet të arrijnë të njëjtën pjesëmarrje në shoqëri, si norvegjezët etnikë të gjeneratës së dhjetë.

Kjo është ajo që duhet të jetë në gjendje të bashkojë shumicën dërrmuese prej nesh, edhe pse jemi shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe me virtyte të vjetra, të dashurisë, nderdhmërisë, guximit, trimërisë dhe bamirësisë.

Paraardhësit tanë që u rritën nga komuniteti i varfër dhe krijuan një shoqëri të kujdesshme për njëri-tjetrin.

Sigurisht që atëherë gjithçka nuk ishte rozë, por të vjetrat e ndërtuara mbi vlera të forta, tani duhet të rimësohen dhe të ruhen përsëri.

Norvegjia me të cilën identifikohem është një vend i hapur dhe kozmopolit, i cili nuk ka frikë nga bota e gjerë jashtë mbretërisë. Nuk kam frikë nga e reja dhe e panjohura.

Identiteti ynë multikulturor "norvegjez" është shumë i përshtatshëm në epokën tonë të globalizuar.

Si qytetarë të botës që jemi ne, norvegjezët kemi një përfitim shtesë që na mundëson të hapemi dhe të mendojmë gjëra të reja, jokonvencionale dhe të ndryshme për të qenë norvegjez!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat