Letër publike për Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Georgia Meloni

Opinione

Letër publike për Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Georgia Meloni

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 17 maj 2024 Në ora: 18:28
Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Georgia Meloni

Ju me autokraci, padrejtësisht dhe turpërisht më 17 maj 2024 i ndihmuat Serbisë gjenocidale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, dhe e penguat Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës përkundër plotësimit të të gjitha kushteve.

Ju Kosovës paqedashëse i caktuat kusht plotësues themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, asociacion që ka për qëllim ndarjen e Kosovës dhe rrezikimin e sovranitetit të Kosovës, por nuk iu dëgjuam asnjëherë deri sot që ta detyroni Serbinë gjenocidale të paktën që t’i hapë arkivat e luftës së kohës së kriminelit Sllobodan Millosheviq, ku ekzistojnë skenarë dhe plane për gjenocidin e kryer në Kosovë në vitet 1998/99.

Mos i bëni mëkate Kosovës se do t’u bien kokës, sepse Kosova është e njomur me gjakun e shqiptarëve dhe e mbushur përplot me varret e shqiptarëve, që i shkaktoi Serbia gjenocidale.

Kujtojeni Zotin para se t’i bëni padrejtësi Kosovës pro BE, pro SHBA dhe pro NATO. Pa marrë parasysh se cilit besim i takoni, të gjithë do të dilni para Zotit krijues për të dhënë llogari për dëmet që po ia shkaktoni Kosovës, nguliteni në mendje se nga kjo nuk mund të shpëtoni.

Të nderuar Macron, Scholz dhe Meloni, pozita që e keni aktualisht është momentale, e përkohshme dhe e shkurtër, ndaj edhe duhet të jeni të vëmendshëm të punoni me korrektësi, drejtësi, etikë dhe dinjitet njerëzor.

Para Zotit krijues ju nuk peshoni as sa një pikë uji në oqean dhe as sa një fije floku, prandaj për këtë duhet të mendoni me seriozitetin më të madh që të mos bëni mëkate ndaj Kosovës.

Po ju informoj për një përvojë time personale. Në vitin 1972 u punësova si gazetar i rregullt. Isha i ri dhe nuk kisha menduar fare se dy kolegë më kishin përgatitur një intrigë për të më larguar nga puna. Dhe ia arritën qëllimit duke dhënë deklarata të reme nrë polici, në prokurori dhe në komitetin e partisë, gjë që më kushtoi 7 vite papunësi, hetuesi dhe burgosje. Megjithatë, këta dy intrigantë vdiqën nga sëmundje të rënda, ndërsa unë tashmë në moshën 78 vjeçe ende po punoj si gazetar, që dëshmon edhe kjo letër publike që po ua dedikoj juve.

Të nderuar Macron, Scholz dhe Meloni, vendoseni dorën në zemër dhe mendoni çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale po qe se Serbia tërë ato krime mizore që i kreu në Kosovë do t’i kishte kryer ndaj familjeve tuaja, ndaj frefisit tuaj, ndaj shtetit tuaj dhe ndaj popullit tuaj?!

Serbia gjenocidale dhe Kosova viktimë

Të nderuar Macron, Scholz dhe Meloni, po ua rikujtoj se shqiptarët nuk vajtën në Beograd t’i sulmojnë e vrasin serbët, por Serbia gjenocidale gjatë agresionit gjenocidal që e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, vrau dhe masakroi në mënyrën më mizore më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pirë qumësht në gjoksin e nënave shqiptare.

Ushatrët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale gjatë këtij agresioni dhunuan në mënyrë shtazarake 20 mijë femra autoktonë të pafajshmë shqiptare. Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë më shumë se 1600 djelmosha të pafajshme autoktonë shqiptarë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit. Mijëra kufoma të shqiptarëve në Kosovë u transportuan në Serbi ku u varrosën në varreza masive, u hodhën në lumin Danub dhe u dogjën në hekuranat në Serbi. Dëmet materiale që Serbia gjenocidale i shkaktoi në Kosovë arrijnë në më shumë se 20 miliardë euro.

Krimineli Aleksandër Vuçiq dhe krimineli Ivica Daçiq bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, si edhe kriminelët e tjerë serbë që njihen me emër e mbiemër, në vend që të jenë prapa grilave ata jetojnë të lirë në Serbi.

Krimineli Ivica Daçiq, në vitin 2020, kur ishte ministër i Jashtëm i Serbisë, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur viktimat shqiptare nga Kosova, por edhe pas kësaj deklarate Ivica Daçiqin askush nuk e mori në përgjegjësi!

Serbia gjenocidale duhet të detyrohet nga BE-ja dhe nga SHBA-ja që t’i hapë arkivat e luftës, sepse aty janë tërë skenarët dhe dokumentet e gjenocidit serb në Kosovë.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq i shijojnë, favoret dhe financimet që ua japin BE-ja dhe SHBA-të dhe si prostituta shkojnë dhe ulen në prehrin e Rusisë dhe të Kinës.

Ju po e ndihmoni dhe favorizoni Serbinë kriminale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, i cili nuk po i shkëputën lidhjet me autokratin Vladimir Putin-presidentin e Rusisë dhe me autokratin Xi Jinpoing-presidentin e Kinës, i cili ditë më parë e vizitoi Beogradin.

Të nderuar Macron, Scholz dhe Meloni, Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, po i shfrytëzojnë benefitet dhe ndihmat financiare nga BE dhe SHBA, ndërsa po blejnë armatime nga Rusia dhe nga Kina.

Ballkani nuk mud të ketë paqe, derisa ekzistojnë Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq.

Serbia gjenocidale më 1 Maj 2024 e konstituoi qeverinë e re në pëbërje të së cilës janë edhe Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviq të shpallur në listen e Zezë të SHBA-ve dhe të BE-së, si persona të lidhur ngushtë me Rusinë.

Kjo dëshmon se Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, për ta ndryshuar qasjen ndaj Rusisë dhe ndaj Kinës, lypset vetëm gjuha e forcës dhe e sanksioneve, sepse në shpirtin e tyre ekziston egërsia, se janë mbeturinë e hordhive të egra që në Ballkan erdhën nga Karpatet.

Po ta analizoni historinë e serbëve do të kuptoni se serbët që nga koha kur erdhën si hordhi të ergra në Ballkan në vazhdimësi kanë shkaktuar luftëra të përgjakshme, vrasje, masakrime e më së shumti ndaj shqiptarëve për t’i okupuar trojet shqiptare.

Vetë jeni dëshmitare se përkundër ndihmave financiare dhe përkëdheljeve që BE, SHBA dhe NATO po ia bëjnë Serbisë gjenocidale për ta shkëputur nga Rusia, ajo gjithnjë e më shumë po e forcon bashkëpunimin me Rusinë gjenocidale, sepse serbët dhe rusët janë të një gjaku e të një karakteri, sepse kanë vëllazëri shekullore dhe se i takojnë të njejtës Kishë Ortodokse Serbe e Ruse që nxit luftëra dhe okupime.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, të mësuar me përkëdheljet që po ua bëjnë BE-ja, SHBA-ja dhe NATO, tashmë me shumë se dy vite nuk nuk po e përfilin Përendimin dhe nuk po i vendosin sanksione Rusisë gjenocidale si tërë bota demokratike.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, tashmë kanë vendosur marrëdhënie të ngushta edhe me Kinën, gjë që dëshmohet edhe me blerjen e armëve nga Kina edhe me vizitën e Aleksandër Vuçiqit në Kinë dhe me vizitën ditë më parë të Xi Jinpingut në Serbi.

Të nderuar Macron, Scholz dhe Meloni, SHBA dhe BE padrejtësisht po e kritikojnë dhe e sanksionojnë Kosovën e cila përpiqet për të drejtën dhe të vërtetën e saj, dhe se Kosova është mike besnike e dëshmuar ndaj BE, SHBA dhe NATO-s.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq janë ata që po e shantazhojnë dialogun Kosovë-Serbi që nga fillimi e deri sot, duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura dhe duke mos e firmosur as edhe Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, të cilën marrëveshje Albin Kurti ishte i gatshëm ta firmosën që në takimin në Ohër, por krimineli Aleksandër Vuçiq, me arrogancë refuzoi ta nënëshkruajë këtë marrëveshje. Nga kjo rezulton konstatimi se nuk mund të konsiderohet marrëveshje një dokument që nuk është i firmosur nga të dyja palët.

Dialogu Kosovë-Serbi nuk mund të jep asnjë rezultat për normalizimin e marrëdhënieve derisa Serbia gjenocidale në Kushtetutën e saj e konsideron Kosovën si territor të Serbisë.

Dialogu Kosovë-Serbi ekziston tashmë 11 vite dhe ky dialog është shantazhuar nga Serbia gjenocidale dhe nga diplomatët John Bolton, Matheë Palmer, Richard Grenell, Antony Blinken, Gabriel Escobar nga SHBA-ja dhe Ketrin Eshton, Frederika Mogherimi, Johanes Hahn, e se fundmi edhe nga Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, të gjithë pa pqrjashtim e kanë mbajtur anën e Serbisë gjenocidale dhe kanë qenë kundër të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës viktimë.

Albin Kurti në 11 vjetorin e nëshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, deklaroi se ,“Nuk mund të flasim e të diskutojmë për Asociacionin pa e pranuar dhe respektuar Marrëveshjen bazike të Brukselit të datës 27 shkurt 2023 dhe Aneksin e zbatimit të saj në Ohër më 18 mars 2023,pa i përshirë të gjitha 39 marrëveshjet e dakorduara në Bruksel (neni 10) I pa konstatuar se Marrëveshja Hashim Thaçi-Ivica Daçiq 2013 është shkelur dhe vijon të shkelet nga Serbia, kurse vazhdimi i saj Isa Mustafa-Ivica Daçiq 2015 është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, deklaroi Albin Kurti.

As BE-në dhe as SHBA-në nuk i dëgjuam ta sanksionojnë Serbinë gjenocidale për tërë ato sulme që i organizoi në veri të Kosovës kundër policisë së Kosovës, kundër paqeruajtësve të KFOR-it, EULEX-it, kundër gazetarëve dhe kundër serbëve që mendojnë ndryshe nga Beogradi!

As BE-në dhe as SHBA-në nuk i dëgjuam ta padisin Serbinë gjenocidale për sulmin që e organizoi te Manastiri Banjskë në Zveçan ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku, polici i Koosvës në detyre dhe ku u konfiskuan autoblinda dhe një arsenal i mash armatimi me vlerë prej 5 milionë euro!

Të nderuar Macron, Scholz dhe Meloni krahasoni sa të drejta dhe liri gëzon pakica serbe i në Kosovë, dhe sa të drejta dhe liri gëzojnë 150 mijë shqiptarët në Luginën e Preshëvës, të cilët i janë nënshtruar nje represioni të ashpër nga Serbia për t’i detyruar të shpërngulen nga trojet autoktone shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat