Dy fjalë krahasuese për Shqiptarët nën sundimin e Perandorive

Opinione

Dy fjalë krahasuese për Shqiptarët nën sundimin e Perandorive

Nga: Vedat Shehu Më: 9 maj 2017 Në ora: 05:02
Vedat Shehu

Skënderbeu qe I pari që  organizoi një kuvend mbarë kombëtare dhe krijoi shtetin embrional të Shqipërisë me flamurin e vet. Por, nuk duhet ngatërruar Lufta 25 vjeçare e Skënderbeut të Madh e të Lavdishëm për te arritur bashkimin e plotë të Shqipërisë, për herë të parë që nga Epoka e Mbretërve të përçarë Ilirë, me sundimin e e keq të kësaj apo asaj perandorie. Krerët e krahinave të Shqiptareve, të shpërfillur nga Bizanti, nëpërmjet luftash mbrojtëse dështake, detyroheshin të bëheshin vasal apo të zëvendësoheshin me despotë të kësaj apo asaj perandorie, sidomos atyre Sllave, më parë Bullgare e mandej Serbe.

Në vazhdën e mos lejimit të shqipes që te shkruhej, administratorët e tyre dhe klerikët e tyre kryenin veprimtari të ethshme për asimilimin e shqiptarëve nëpërmjet faltoreve dhe qendrave administrative. Në këtë kuadër, në luftën e shqiptarëve për tu shkëputur nga këto sundime, sidomos nga ai i Perandorisë së Madhe Serbe te Dushanëve, Princat e pakët shqiptar, të mbetur edhe pa përkrahjen e shteteve te vockla perëndimore, preferuan një sundim te ri anti-serb për të mos qene proserb.

Pra fisnikëria shqiptare u gjend nën një sundim të ri Otoman dhjetëra vjet para se Perandoria Bizantine të kthehej ne Perandori Anadollake. Skënderbeu e filloi Luftën çlirimtare kundër sundimtarit të ri 10 vjet para se të binte Bizanti, dhe ndihmën e shpresuar nga Perëndimi nuk e mori të plotë, sepse Perëndimi vetë i asaj kohe ishte më i prapambetur sesa Lindja në tërësi.

Pra ndarja Lindje Perëndim nuk tregonte se Perëndimi qe më i Zhvilluar, përderisa gjithë qytetërimi, nëpërmjet Perandorisë Latine, rrodhi prej Lindjes në Perëndim. Kështu, është shume e gabuar që Turqia e sotme të shikohet si ish sundimtari më i keqe e shqiptarëve.

Ajo ndaj Shqiptareve mbajti po atë qëndrim të Perandorive të mëparshme, nuk i lejoi të shkruanin dhe te recitonin formulat e shenjta në gjuhen shqipe. Bile rilindja Shqiptare u zhvillua edhe brenda Turqisë. Ndoshta, sundimi anadollak ka qenë me i butë se ai sllav dhe pa ndonjë tendencë shkombëtarizimi. Mos të harrojmë se Skënderbeu nuk do të behej Skënderbe, sikur të ishte bërë gjeneral i Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat