Frika nga shefi i heshtur i PDK-së

Opinione

Frika nga shefi i heshtur i PDK-së

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 10:56
Hashim Thaçi

Kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli, nuk po ka hapësirë ta menaxhojë partinë e tij siç duhet, pasi andej pari po sillet ish- kryetari i saj Hashim Thaçi dhe kësisoj, Veseli po mbetet vetëm kryetar formal i PDK-së.

Rrënjat e Thaçit brenda PDK-së, janë të futur aq thellë, sa që nuk ka person në atë parti që mund t’i shkulë ato rrënjë, madje militantizmi karshi i PDK-së karshi Thaçit, është aq i madh sa që askush nuk guxon ta kundërshtojë fjalën e “shefit të heshtur”.

I madh e i vogël brenda PDK-së, po e përkrahin në mënyrë masive idenë e presidentit Thaçi, ani pse ky tash e sa muaj nuk është me pozitë në PDK.

Ende askush nga PDK-ja nuk ka dalur që ta kundërshtojë idenë e Hashim Thaçit për korrigjim të territoreve siç e quan ai, pavarësisht se as ata nuk e kanë idenë e as njohuri se çka është duke ndodhur në bisedimet në Bruksel.

Madje, PDK-ja si parti qeveritare, vazhdimisht po e shkelë kushtetutën e vendit, me përkrahjen e kësaj marrëveshjeje të dëmshme për Kosovën.

Një kundërshtim i vogël kundër Thaçit nga ndonjë anëtar i PDK-së, mund t’i kushtojë atij shumë rënd me ndonjë shantazh apo kërcënim, sepse largimi i tij nga PDK-ja do të ishte më e mira që mund të ndodhte.

 Ata që janë futur në PDK, janë futur nën kthetrat e Thaçit me disa të tjerë aty, që ushtrojnë diktaturë brenda asaj partie, por edhe jashtë.

Në Parlament do të paraqitet rezoluta nga opozita që ia ndalon Thaçit pazaret me Serbinë, që tani kanë filluar pëshpëritjet e “bilbilave” të PDK-së, që komandohen nga Thaçi. Ata përveçse nuk do ta votojnë rezolutën, do të luftojnë me opozitën për t’i ndalur këta të fundit që mos ta bëjnë këtë gjë.

Rezoluta me shumë gjasë do të miratohet, sepse pro saj kanë dalur edhe disa deputetë që i takojnë grupeve parlamentare në qeveri.

Përderisa PDK-ja do të ekzistojë, ajo do të ketë gjithmonë vetëm një kryetar, edhe nëse ai nuk do të jetë direkt, por gjithmonë urdhrat do t’i japë ai, pra Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat