Kur “presidenti” rren e shpif

Opinione

Kur “presidenti” rren e shpif

Nga: Sinan Kastrati Më: 20 tetor 2018 Në ora: 12:45
Sinan Kastrati

Në vitet 1970, deri më 1981, shtypi, TRP, Radio e Televizioni në Kosovë ishin deri diku të lirë, krahasur me vitet e mëparshme. Rilindja, si e vetmja gazetë e përditshme në Kosovë ishte e bollëkshme, e pasur me rubrika nga Kosova, Ballkani e Bota. Në faqet e saj mund të gjeje shkrime nga më të ndryshmet. Më të lexeshmet ishin ato tema që na vinin nga Shqipëria. Po kush nuk dinte për I. Kadarenë, D. Agolli e Fatos Arapin? Kjo ishte treshja e gjeneratës më të frytshme pas asaj plejade që tash “plakeshin”, gjenerata në mes të dy luftërave (Luftës së Parë dhe të Dytë botërore), Fan Nolit, L. Poeadecit e Migjenit), dhe të Shuteriqit, Sh. Musarajt. V. Kokonës, Dh. Xhuvanit, S. Spasse etj.

Rilindja shkruante e nuk ndalej edhe për ata që vinin pas Agolliti, Arapit e Kadaresë, treshja tjetër me Xhevahir Spahiun, Skender Bucpapajn e Hamit Alinë (unë do të shtoja edhe Zija Celën, Sylejman Krasniqin, Agim Gjakovën etj).

Pra kishte një liri të fjalës e të shtypit, më shumë se sa sot me Hashimin e ... Ramushin.

Ishte e ndaluar të flisje e të shkruaje kundër Titos, Socializmit Vetåeqeverisës e Politikës së Mosinkuadrimit. Këto ishin tri tema të ndaluara.

Rilindja, shpesh shkruante edhe për tema “Tabu” që në Shqipërinë socialiste as që guxonin me i përmend, si emrat e tribunëve, atdhetarëve që kishin dhënë kontribut në fushën e dijeve të ndryshme si në arsim e kulturë, letërsi e art por edhe në fushat tjera.

Ndërsa shtypi i Tiranës sidomos gazeta e përditshme që ishte organ i PPSH-së, “Zëri i popullit”, jo vetëm që nuk “flisnin” por edhe kur flisnin, sikur e harronin kontributin e shiptarëve të Kosovës për ATDHEUN, për luftën për clirim kombëtarë, letërsinë e kulturën që ishte krijua në Kosovë në vitet më të vështira, me Esad Mekulin e më vonë edhe me Hivzi Sylejmanin etj.

Është për të ardhur keq por në Historinë e Letërsisë që edhe ne në Kosovë e përdornim si tekst të domosdoshëm, nuk kishte asnjë poet e studjues nga Kosova. Po përmendi një rast, Rexhep Qosja e kishte “ngjallur” A. S. Drenovën- Asdrenin dhe nuk kishin thënë as edhe një fjalë se jo më Gjergj Fishtën apo Mithat Frashërin që përvec që ndillnin vrerë, tjetër nuk dëgjohej. Ata madje edhe Nexhmije Pagarushën e Ismet Pejën i quanin me emra emra ofendues, si “Nexhmije Magarica e Ismet Pela”.

Në pjesën e parë të këti teksti, Folklori shqiptarë, nuk kishte asnjë këngëtarë shqiptarë nga Kosova që nuk ishin të panjohur edhe për elitën shqiptare, sidomos studjuesit, si Zihni Sako, Qemal Haxhihasani etj. E Ata ishin Salih Bajram e Feriz Ramadan Krasniqi nga Vll. Drenofci i Malishevës, Tahit Drenica e Hashim Shala, Dervish Shaqa e Bajrush Doda e shumë e shumë të tjerë, që sipas vetë këngëtarëve, thuhet se dinin deri në 500 këngë (Salihi e Ferizi).

Kjo “mund” të arsyetohet me kohën si në Shqiperinë Socialishte që më tepër interesohet për “Internacionalizmin proletar” dhe Jugosllavinë “Vetëqeverisëse” e te “Painkuadruar”.

Po sot, qysh jemi?

Kjo është më e dhimshme sepse Hashimi do të deklaronte vetë se nëse do të kishte mundësi, do ta merrte modelin e Shqipërisë, si pushtetin më të mirë. Fjala ishte për Fatos Nanon dhe veglat e tija, sistemin dhe partinë socialiste.

 Po rren, po rren, po shpif

Kështu tha disa herë “presidenti” i Kosovës disa në Rubikon të KTV-së që është programi më i shikuar.

Hashimi, nuk është se nuk i kuptonte pyetjet por nuk e lente moderatorin që ti bëjë pyetje, si ajo për Gjergj Dedajn e sigurisht edhe të tjera të ngjashme.

Po të ndodhte kjo me një shtet normal, ai do të largohej vetë ose do ta largonin. Në Kosovë kjo nuk ndodh sepse të gjitha organet vendimnarrëse janë kapur nga “(pu)shteti”, pra nga Hashimi, që të kuptohet më mirë: Gjykatat, edhe ajo “kushtetuese”, prokuroria e policia janë politike, çka nuk duhej të ishin përndryshe si ka mundësi që “i pari i shtetit” e “shkel” kushtetutën me të dy këmbët dhe askush nuk reagon?

Raste të tilla ka sa të duash sa tash edhe sikur të shkruhet e verteta ose jo, Hashimi vazhdon ecjen e tij nëpër “oazë”.

Prokuroria e Kosovës është dashur të ngris aktpadi kundër Hashim Thaqit. Ai edhe dy nga më të “afërmit”, Gjergj Dedajn e Veli Bytyqin, i ka “ndalua”. Fjala “ndalua” është fjalë “e re”, në vend të fjalës “arrestua”, “burgos”, “heqje lirie” etj (shen. i autorit). Në fjalor, e gjeta fjalën NDALUAR mb. “Që nuk lejohet të përdoret a të shfrytëzohet (zakonisht me urdhër a me ligj); që nuk lejohet të bëhet. Libër i ndaluar. Zonë e ndaluar për kullotje. Me udhë (me rrugë) të ndaluar. Me mjete të ndaluara. Bashkëjetesë e ndaluar. drejt. Është e ndaluar.
Mollë e ndaluar shih te MOLL/Ë,~A.
Shih edhe: ndal ndalues ndalk ndalë ndarë ndalimqarkullim ndaras ndalem”.

Në shkrimet e mia të mëhershme unë kam shkruajt për Hashim Thaqin dhe për disa nga viktimat e tije. I kam shkruajt edhe “prokuror” Millakut. Asgjë nuk kam thënë më tepër se sa ajo që mu ka thënë për Hashimin. E ajo është e vërtetë. Edhe Serbia e ka lidhur Sllobodan Millosheviqin dhe të lidhur e ka dërgua në Hagë.

E tash po shtoj edhe këte se Hashimi është personi numër 1 që I ka kërcnua që nga Presidenti Ibrahim Rugova e Kolonel Ahmet Krasniqi e deri te deputetë, kryetarë e aktivistë të LDK-së nëpër komuna.

E keqja tjetër është se partia “demokratike” e përkrah Hashimin ani pse pse kishte mjaft e bile më tepër se sa duhet skandale, të njohura tashmë edhe si “Pronto”.  

A janë të mjaftueshme për prokurinë “e shtetit” që të kërkoj arrestimin e Hashimit për të gjitha keto që “fliten” e shkruhen për Hashimin? Kur një kryetar shteti dhe një kryeqeveritarë akuzohen për vrasje, keqtrajtime, kërcnime e vjedhje (Hajni), ata jo vetëm që nuk kërkojnë falje dhe të largohen nga skena politike e shoqërore por as falje nuk kerkojnë.

Rasti më I freskët për mua është ai I Vafsije Krasniqit që Hashimi e “dekoroj”,  “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi sot Vasfije Krasniqi - Goodman, kosovaren e cila përjetoi përdhunimin nga forcat serbe në prill të vitit 1999 dhe pak ditë më parë doli të flasë publikisht për të.”

Vafsija, nuk është dashur të pranoj një “dekoratë” të tillë por është dashur të kërkoj me ngulm që Hashimi ta kishte vënë në “rend të ditës” kur I ka pranua biedat “teknike” me Serbinë, si kusht me qenë edhe “Të dhunuarat, të pagjeturit, dëmet e luftës dhe … një kërkim falje”.

Me këto nuk përfundojnë të këqijat e Kosovës, me Hashimin. Ai vazhdon me “Korrigjimin” e tij që është bërë hit. Vec Linda Morina ende nuk I ka këndua kësaj iniciative. “Thaçi: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, nuk ka nënkuptuar ndarjen e Kosovës” apo 
“Thaçi: Korrigjimi i kufirit i jep fund konfliktit të gjatë me Serbinë”.

Kur të bân selgji rrush e geli voe, Lugina i bashkangjitet Kosovës

Për këto aq shumë është folur sa më vjen keq për popullatën e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit. Nëse ata I besojnë Hashimit, cka nuk besoj atherë unë po iu them atyre se gjelat kanë me iu bërë ve (voe).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat