Lutje për presidentin Donald John Trump

Opinione

Lutje për presidentin Donald John Trump

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:08
Hysen Ibrahimi

Kosova, fundi i fundit është territor i Shteteve të Bashkuara Të Amerikës sepse ata e çliruan dhe ata kanë të drejtë të pyeten askush tjetër!

Kosova, fundi i fundit është territor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ata na kanë çliruar nga Serbia dhe vetëm SHBA-të kanë të drejtë të pyeten, për territorin e Republikës së Kosovës, të cilët e kanë njoft si shtet të pavarur. Askush tjetër!

Kosova, fundi i fundit është territor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ata na kanë çliruar nga Serbia dhe vetëm SHBA-të kanë të drejtë të pyeten, për territorin e Republikës së Kosovës. Askush tjetër!

Çfarë arsye ka gjetur Vuqiqi kur thot: ”Të shpëtojmë me fytyrë ne Serbia dhe të marrim diçka nga Kosova. Të shpëtojmë çfarë mund të shpëtohet”! Këtu shifet se Serbisë nuk i intereson pakica serbe, por territori shqiptar.

Prandaj, kemi tri lutje për Ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Kosovës dhe përmes tij Presidentit Donald John Trump:

1.Të ndërhyj dhe të parandaloj një marrëveshje të tillë, për shkëmbim territoresh e cila do të ket pasoja të pariparueshme dhe problemi nuk do të zgjidhet, por përkundrazi  do të krijohen edhe mijëra probleme të tjera në këtë regjion. E pse?! Për fytyrë të Serbisë…!? Serbia  e cila i ka shkaktuar të gjitha këto luftëra në Gadishullin ILIRIK, e që janë vrarë e masakruar me mia e mia viktima të pafajshme civili në spastrime etnike, vetëm për territore, me mbështetje të Rusisë!

2.Autoriteti i Juaj President Donald John Trump, ta merr parasysh Republikën e  Kosovës dhe të futet në agjenden e Tuaj, për t’a integruar e pranuar në OKB dhe instancat më të larta Evropiane dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare.

3.Ta spastroni Kosovën nga kriminel të korruptuar deri në fyt dhe ta futni Kosovën në rrugën e zhvillimit, ndërtimit dhe integrimit.

Këtë populli Shqiptar nuk do ua harron kurr. Shpresat kanë mbetur vetëm te Ju, i dashur President Donald John Trump.

I BEKUAR QOFT POPULLI AMERIKAN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat