Nga libri i Robert Elsie: Disa ushtarë të Tahir Zemajt u rrahën nga luftëtarët e Ramush Haradinajt! - Bota Sot
Nga libri i Robert Elsie: Disa ushtarë të Tahir Zemajt u rrahën nga luftëtarët e Ramush Haradinajt!

Opinione

Nga libri i Robert Elsie: Disa ushtarë të Tahir Zemajt u rrahën nga luftëtarët e Ramush Haradinajt!

Nga: Nazif Ramabaja Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:44
Nazif Ramabaja

Albanologu i njohur, Robert Elsie në Librin FJALORI HISTORIK I KOSOVES (HISTORICAL DICTIONARY OF KOSOVA), në faqen 33, duke folur lidhur me FARK-un, shkruan: Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, janë themeluar në Oslo nga 22-24 Maj, 1998, nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi, i cili është vrarë në Tiranë, me 21 Shtator 1998.

Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, esencialisht, ishin krijesë nga Bujar Bukoshi dhe Qeveria në Ekzil. Ibrahim Rugova dhe LDK, që gjatë një kohe ishte Lëvizje Paqësore, kishin refuzuar Luftën e Armatosur.

Në Pranverën e vitit 1998, sidoqoftë u bë e qartë, se lufta me forcat serbe është e paevitueshme, dhe përmes FARK-ut, Bukoshi, fshehurazi u përpoq, të krijojë një Armatë Zyrtare për Qeverinë e Kosovës në Ekzil, si një plotësues apo si alternativë ndaj UÇK-së së dikurshme aktive.

Me 24 Qershor 1998, rreth 120 persona, të prirë nga Kolonel Tahir Zemaj dhe Major Nazif Ramabaja, disa nga cilët kishin përgatitje solide ushtarake, nga Armata Jugosllave, depërtuan në pjesën Perëndimore të Kosovës, nga Papaj në veri të Shqipërisë, dhe themeluan Bazën Ushtarake në Prapaqan, për të luftuar kundër Ushtrisë serbe, e cila ushtarakisht ishte më e pajisur. Ata arritën suksese në përballjen e parë me Forcat Serbe në të ashtuquajturën Beteja e Loxhës, me 6 korrik 1998. Së shpejti ata ranë në konflikt të mëtejshëm, me forcat e UÇK-së, nën komandën e Ramush Haradinajt, rreth supremacisë ushtarake, në Rajonin e Dukagjinit.

Pasi disa pjesëtarë të njësive të kolonelit Zemaj, u rrahën nga luftëtarët e Haradinajt, dhe njëri prej tyre qe plagosur, Zemaj, nuk gjeti zgjidhje tjetër, dhe në Shtator u tërhoq në Shqipëri bashkë me rreth 180 veta. Shumica e tyre iu bashkuan UÇK-së, kurse kolonel Zemaj më vonë u vra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera