Kosovë: “Sulltanistë” dhe “sovranistë” - Bota Sot
Kosovë: “Sulltanistë” dhe “sovranistë”

Opinione

Kosovë: “Sulltanistë” dhe “sovranistë”

Nga: Dr. Islam Lauka Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 07:16
Dr. Islam Lauka

Analogjitë historike bartin me vete rrezikun e rënies në kurthin e “strukturave artificiale” apo “qëndrimit evokues”, ku kërkimi i ngjashmërive të së sotmes me precedentë të së kaluarës, pa marrë parasysh detaje të rëndësishme kontekstuale, të ëon në vlerësime dhe përfundime të gabuara. Për këtë çështje ka dy qëndrime: njëri prej tyre i përmbahet tezës se historia përsëritet, ndërsa, sipas tjetrit, historia rimon. Unë jam për variantin e dytë. është konteksti i ndryshuar ai që e detyron historinë të mos e përsërisë veten. Rimimi është tjetër gjë, fjalët e ndryshme rimojnë në zanore, duke shmangur kurthet kognitive (njohëse).

Pikërisht në këtë kuptim, pra të rimimit të historisë, gjejnë përdorim në këtë shkrim termat “sulltanistë” dhe “sovranistë”. Rimimi ka të bëjë me thelbin e “sulltanistëve” dhe te “sovranistëve”, pavarësisht se në çfarë epoke historike kanë vepruar a veprojnë (zanafilla e tyre është që në kohën e Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit). Për të parët është karakteristik bashkëpunimi, deri në servilizëm dhe nënshtrim ndaj të huajve, absolutizimi i faktorit ndërkombëtar dhe nënvlerësimi, deri në përëmim, i faktorit të brendshëm. Paraqiten si pragamtikë dhe realistë. Me ndonjë përjashtim të vogël, përgjithësisht, “sulltanistët” i kanë dëmtuar interesat shtetërore dhe kombëtare të shqiptarëve.

“Sovranistët”, përkundrazi, theksin e vënë tek faktori i brendshëm, por nuk e vlerësojnë sa e si duhet atë të jashtëm. Paraqiten si idealistë, jo rrallë edhe radikalë në veprimet e tyre. Kur ata arrijnë të kombinojnë mobilizimin e brendshëm me mbështjetjen ndërkombëtare, interesat shtetërore dhe kombëtare të shqiptarëve mbrohen më mirë. Në qoftë se ndarjen “sulltanistë” dhe “sovranistë”, nga historia e zhvendosim në zhvillimet e sotme në Kosovë, sipas gjykimit tim, në grupin e parë rreshtohen, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ndonjë tjetër, ndërsa në të dytin, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekzekutivi i udhëhequr prej tij si dhe një pjesë e opozitës.

Dallimet konceptuale midis “sulltanistëve” dhe “sovranistëve” kosovarë

Dallimi kryesor lidhet me kuptimin e pozitës aktuale të Kosovës, nevojën e ndryshimit të saj, si dhe ritmet e këtij ndryshimi. Për “sulltanistët”, pozita e sotme e Kosovës është e pashpresë. Ajo krahasohet me situatën e “konflikteve të ngrira” dhe si e tillë, kërkohet ndryshimi i saj i menjëhershëm, sepse ëdo vonesë, sipas tyre, do të sillte pasoja edhe më të rënda për të ardhmen e vendit. “Sovranistët”, gjithashtu, e pranojnë se pozita aktuale e Kosovës nuk është e mirë, por ata nuk janë aq kategorikë dhe nuk e konsiderojnë të ardhmen e saj krejt të pashpresë. Ata janë për ndryshimin e statukuosë, por në mënyrë graduale, jo të menjëhrshme. Sipas tyre, këto ndryshime janë në proces e sipër, sië dëshmon, për shembull, miratimi i ligjit për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Dallimi tjetër ka të bëjë me përmbajtjen e dialogut me Serbinë dhe kushtet për zhvillimin e tij. Sipas “sulltanistëve”, dialogu me Beogradin është jetik për Kosovën dhe duhet të zhillohet me ëdo kusht. Axhenda e bisedimeve me të nuk duhet të ketë asnjë tabu. Në këtë optikë, ata jo vetëm që e përfshijnë ëështjen e ndryshimit të kufijve në këtë axhendë, por e konsidderojnë atë si çelësin magjik që do të zgjidhte të gjitha problemet midis dy vendeve tona, përfshirë njohjen e ndërsjellë. Ata janë gati për gjithëfarë lëshimesh ndaj Beogradit, vetëm e vetëm që të arrihet marrëveshja, e cila, sipas tyre, do t’i hapte rrugë njohjes nga Serbia dhe nga 5 vendet e BE-së, si dhe anëtarësimit në këtë organizatë, në NATO dhe OKB.

Për “sovranistët”, dialogu me Beogradin është i nevojshëm, por jo të zhvillohet me ëdo ëmim. Në dialog, duhet t’i vihet një kusht themelor Serbisë - njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Pas këtij akti, mund të bisedohet për ëështje të tjera, me interes të ndërsjellë, por duke përjashtuar atë të ndryshimit të kufijve. Sipas tyre kufijtë vendosen me luftë dhe ndryshojnë po me luftë.

Në varësi të këtyre dallimeve konceptuale, “sulltanistët” dhe “sovranistët” kosovarë bëjnë edhe zgjedhjen e aleatëve për realizmin e objektivave të tyre strategjike. Të parët janë për bashkëpunim me çdo faktor të jashtëm, që i mbështet në idenë e tyre për ndryshimin e kufijve. Në këtë kontekst, si Thaçi, ashtu edhe Pacolli, i janë drejtuar për ndihmë Rusisë putiniste. Ndërkohë, ashtu si sulltanistët e dikurshëm, nuk e vlerësojnë faktorin e brendshëm. Kështu, Presidenti Thaëi e shpalli idenë e tij për “korrigjimin e kufjve” pa u konsultuar fare me institucionet e Kosovës apo me partitë politike, le më me shoqërinë civile.

Sipas “sovranistëve”, Kosova i takon zonës së interesit euroatlantik dhe bashkëpunimi me Rusinë përjashtohet në mënyrë kategorike. Ata janë për bashkëpunim me aleatët tradicionalë në Perëndim, por janë gati që, në momente të caktuara, për qëllime taktike, të lëvizin edhe pa të, sië po ndodh tani me taksimin 100% të mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnje - Hercegovina.

Beteja “për fytyrë” dhe për ekzistencë

Pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, kundër ish – Jugosllavisë, Serbia i është rikthyer traditës së vjetër historike të viktimizimit. Populli serb, sipas Beogradit, ishte viktimë e forcave të huaja, të cilat, me dhunë, ia rrëmbyen “tokën e shenjtë serbe” të Kosovë-Metohisë. Më vonë, sidomos, pas ardhjes së Vuëiëit në fuqi, pa hequr dorë nga viktimizimi, Beogradi e modifikoi qëndrimin e vet dhe shpalli se është gati të bisedojë me Kosovën për delimitimin e kufijve, me kusht që, për të ruajtur fytyrën, Serbisë t’i kalojë një pjesë e territorit të Kosovës, konkretisht, ai mbi lumin Ibër. Ruajtja e fytyrës së Serbisë u bë “kauzë” e Moskës, duke e konsideruar si mbrojtje edhe të fytyrës së vet, pas “poshtërimit” që i bëri NATO, kur e bombardoi Serbinë, pa e pyetur Kremlinin. Mund të pohohet se kjo është tezë e përbashkët ruso-serbe.
ëështja u bë më shqetësuese, kur edhe disa kryeqytete europiane e bënë të tyrën axhendën e ruajtjes së fytyrës së Serbisë. U arrit deri aty, sa të flitet për simetrinë e fajit, të shqiptarëve dhe serbëve, se vërtet serbët kanë kryer krime, por edhe shqiptarët na qenkërkan njëlloj si ata, se krimet e tyre, nuk janë më të pakta se sa ato të serbëve. Mbështetja që, kohët e fundit, disa qarqe perëndimore po i japin idesë së ndryshimit të kufijve, në favor të Beogradit, në thelb, është përpjekje për ruajtjen e fytyrës së Serbisë. Sipas tyre, Beogradi duhet të shpërblehet me territor, në këmbim të njohjes së Kosovës, për të ruajtur fytyrën para botës dhe për t’u justifikuar para opinionit të brendshëm. Ky, në fakt, përbën argumentin themelor të retorikës së Presidentit serb, A.Vuçiq, “Kosova nuk mund të marrë gjithëka, ndërsa Serbia të humbasë gjithçka”.

Por teza e ruajtjes së fytyrës është vetëm nje maskë për të mbuluar interesat e vërteta politike dhe strategjike të Moskës e të Beogradit me qëllim që të ngulfasin përfundimisht shtetin e Kosovës dhe, në pamundësi, ta detyrojnë atë që t’u bjerë në gjunjë dhe të nënshkruajë marrëveshje, sipas kushteve të tyre, e cila, në fund të fundit, do të çonte në të njëjtat pasoja – zhbërjen e pavarësisë dhe të shtetësisë së Kosovës. Agresiviteti i pashembullt i Beogradit dhe Moskës kundër njohjeve të Kosovës, kundër anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, kundër fuqizimit të shtetësisë së saj (krijimi i ushtrisë, etj. etj.) janë vetëm disa nga faktet e panumërta që vërtetojnë këtë pohim.

Në mbështetje të objektivave ruso-serbe kundër Kosovës janë rreshtuar edhe “sulltanistët” e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli. Ata janë gati që, për të ruajtur fytyrën e Serbisë, ta shpërblejnë edhe me një pjesë të territorit të Kosovës. Për fytyrën e saj, ata nuk ngurojnë që të heshtin e të injorojnë të gjitha veprimet agresive të Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës. Ditën e dështimit në Interpol, në kohën kur Serbia po festonte me “histeri” fitoren e saj të radhës, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, në vend që të nxirrnin pjesën e përgjegjësissë së tyre për dështimin, bënë thirrje për kuptimin e domosdoshmërisë së dialogut me Serbinë dhe që Kosova të regojë me konstruktivitet në këtë proces. Me një fjalë, sipas “logjikës” së tyre, sa më shumë të na godasë Serbia, aq më shumë ne duhet të bisedojmë me të, ajo vepro, ne bisedo. Përgjegjësinë e tyre për dështimin ia shkarkuan “luftës së pamëshirshme” të Serbisë kundër anëtarësimit në këtë organizatë. Kjo është njëlloj sikur të fajësosh dimrin që bllokon rrugët me borë dhe të shfajësosh komunën e firmën pastruese që e kanë për detyrë zhbllokimin e rrugëve.

“Sovranistët”, nga ana tjetër, menjëherë pas dështimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, vendosën taksën 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. U aktivizua kështu një mekanizëm mbrojtës i diktuar nga politika agresive, sulmuese e ndërmarrë nga Serbia. Sië thotë populli, kjo masë u mor nga halli, jo nga malli.

Në gjykimin tim, veprimi i fundit i Qeverisë së Kosovës është plotësisht i drejtë dhe i ligjshëm, por pak i vonuar. Kur tjetri të sulmon pa ndërprerje dhe në të gjitha frontet, duhet të mbrohesh. Politika kosovare e lëshimeve ndaj Beogradit, duket qartë se nuk dha rezultate. Duhet parë sa produktive do të jetë politika e kundërshtimit dhe e vënies së kushteve ndaj Serbisë, e cila sapo filloi të zbatohet. Nga shenjat e para duket se taksimi 100% i mallrave serbe po i dhemb, jo pak, Beogradit. Sepse eksporti serb në Kosovë përbën mbi 15% të totalit të eksporteve të Serbisë në botë. Përvoja, gati 10 vjeëare, dëshmon se nuk mund të vazhdohet pafundësisht me politikën, Serbia godit, ne hesht. Reciprociteti është parimi bazë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nëse Beogradi nuk i njeh diplomat e Kosovës, përse u dashka që Prishtina t’i njohë ato serbeë Nëse Serbia i detyron vozitësit kosovarë që, për të udhëtuar nëpër territorin e saj, t’i heqin targat shtetërore dhe të vendosin shenjë prej letre, përse të mos e bëjë të njëjtën gjë edhe Kosova për targat shtetërore serbeë

Ka ardhur koha qe Serbisë t’i kërkohen dokumentet kadastrale origjinale, jo kopjet; që ajo të zbatojë marrëveshjen e energjisë, nga e cila Kosova mund të përfitojë miliona dollarë, shumë që Beogradi, aktualisht, e arkëton për vete; që ajo të hedhë dritë mbi fatin e 1650 të zhdukurve; që ajo të zhdëmtojë Kosovën për shkatërrimin e ekonomisë së saj, gjatë viteve 90’; për djegien dhe shkatërrimin e fshatrave dhe qyteteve, si dhe të objekteve të kultit, atyre historike dhe kulturore shqiptare, gjatë luftës 1998-1999.

Kosova është në të drejtën e vet. Ajo po mbron ekzistencën e saj si shtet i pavarur e sovran. Qeveria dhe Kryeministri Haradinaj duhet të përkrahen në luften e tyre për mbrojtjen e interesave jetike të Kosovës. Opozita duhet të lërë mënjëanë llogaritë politike e pushtetore dhe t’u japë mbështetje të plotë atyre vendimeve të ekzekutivit, sië është rasti i tatimit 100% të mallrave serbe, i cili mendohet se do çojë në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës. Veë kësaj, ajo duhet të mbështesë përpjekjet për neutralizimin dhe, në pamundësi, për kufizimin në maksimum të fushës së veprimit të “sulltanistëve” të rinj, të cilët kanë ende ndikim në segmente të caktuara të shtetit, si në politikën e jashtme, shërbimin inteligjent, në polici, etj. Neutralizimi ose kufizimi i fushës së veprimit të tyre është kusht i domosdoshëm për të ruajtur të paprekur territorin e Kosovës dhe kufijtë e saj ekzistues, të njohur ndërkombtarisht.

Kosova dhe inkompetenca luftarake e qeverisë shqiptare

Në një kohë kur Serbia dhe Rusia janë hedhur në sulm të egër kundër shtetësisë së Kosovës dhe, kur kjo e fundit, merr masa mbrojtëse në luftë për ekzistencë si shtet i pavarur, na del njëfarë Ministri i Qeverisë Rama dhe deklaron se taksa e Kosovës qënkërka “e pashëndetshme” për dy ekonomitë dhe se masa të tilla “nuk u dashkan zbatuar në asnjë vend”. Faik Konica, në këtë rast, do të lutej: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur, kur s’kemi gjë për të thënë! Falna durimin të thellojmë një punë, përpara se të shkruajmë mbi të!”. Megjithatë, Shqipëria do të kishte shumëëka për të thënë, nëse Qeveria e saj nuk do të ishte aq e populluar me inkompetentë për ëështjen e Kosovës, përfshirë vetë KM Rama. Në situatën ku gjendet sot Kosova, në vend të deklaratave të papërgjegjshme, Shqipëria do të duhej t’i ofronte asaj dorën e ndihmës vëllazërore. Së pari, për të mbushur boshllëkun që mund të krijohet në furnizimin e popullit me ushqime dhe produkte që, deri tani, janë siguruar nga tregu serb. Kjo gjë do të sillte përfitim të ndërsjellë. Së dyti, specialistët shqiptarë të CEFTA-s do të duhej të mblidheshin bashkë me ata të Kosovës e të përgatisnin mbrojtjen e saj të argumentuar , në rast se Beogradi e kalon ëështjen e taksës për gjykim në këtë organizatë. Së treti, Shqipëria si partnere strategjike e Kosovës, nëpërmjet lidhjeve e kanaleve të saj, jo gjithmonë publikisht, do të duhej të përpiqej që të sqarojë vendet mike për pozitën e Prishtinës zyrtare dhe reagimin e saj mbrojtës, për të shmangur, sa të jetë e mundur, deklaratat dhe vlerësimet e tyre negative ndaj Kosovës. Apo partneriteti strategjik Shqipëri- Kosovë funksionon vetëm nëpër dreka e darka, gjatë takimeve të përbashkëta të qeveriveë Mendoj që mbledhja e përbashkët e të dy ekzekutivëve tanë që do të mbahet në Pejë, duhet të jetë ndryshe nga ato të mëparshmet. Mbase, është e udhës që të hiqet dorë nga axhenda e përgatitur dhe takimi t’i kushtohet tërësisht situatës së re, të krijuar me vendosjen e taksimit 100% të mallrave serbe dhe të gjenden rrugët që Shqipëria të mund ta ndihmojë Kosovën, në këto ditë të vështira. Së fundi, “arkitekti” i pajtimit shqiptaro-serb, KM Edi Rama do të duhej të dëshmonte aftësinë e tij si pajtimtar e pleqnar tani, kur e kërkon momenti kritik, duke bindur mikun e tij, Presidentin, A. Vuçiq që t’i hapë rrugë Kosovës dhe njohjes së saj. Apo edhe Rama është rreshtuar përfundimisht krah tij, kundër Kosovës, ashtu sië kanë bërë “sulltanistët” e rinj shqiptarë, Thaçi dhe Pacolli?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...