Marrëveshja serbo-hashime: Dekoratë ushtarake post-mortem për Millosheviqin

Opinione

Marrëveshja serbo-hashime: Dekoratë ushtarake post-mortem për Millosheviqin

Nga: Valon Alimi Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 21:21
Hashim Thaçi

Së fundmi prapë kemi dëgjuar bubullima nga Hashim Thaçi për sa i përket marrëveshjes së mundshme me Serbinë. Kombinuar me ndodhitë e reja rreth dorëheqjes së kryetarëve të komunave me shumicë serbe ne veri dhe propozimin e Agim Bahtirit për të bashkuar Mitrovicën pyetja legjitime të ardhmërisë së Kosovës ka arritur ne pikën e saj kulminante. “What’s next, Kosovo?“, dëgjohet gjithandej Ballkanit dhe Evropës duke vënë në pah rëndësinë e vendimeve që me sa duket do merren në javët e ardhshme. Marrëveshja e mundshme siç e kemi kuptuar nëpër mediat kombëtare tangon gjithashtu çështjen e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë duke parashtruar mundësinë për ndarjen e komunave me shumicë serbe dhe bashkimin e tyre me Serbinë. Çështja e Kufijve në shenjë reciprociteti gjithashtu lë te kuptojë që tre komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me saktë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

“Hapja e boksës së Pandorës” siç e quajti “The Economist” pra me këtë marrëveshje do behej realitet i pamohueshëm duke shkaktuar tërmete në Maqedoni dhe Bosnjë. Realisht, ne bazë të demografisë shqiptarët do kishin interes për realizimin të kësaj marrëveshjeje pasi më bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës shqiptarët do ishin më afër drejtë bashkimit shqiptar. Është e vërtetë që bashkimi i shqiptarëve është i vonuar dhe se paqja në Ballkan është e ndërlidhur me zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve por nën rrethanat e Luftës së Kosovës e cila u shkaktua nga plani i një maniaku për t’i pastruar tokat shqiptare duke krijuar një Serbi të madhe , pranimi i marrëveshjes do ishte bash një dekoratë ushtarake post-mortem për kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin.

Sllobodan Millosheviqi gjithmonë qysh nga mbajtja e fjalisë në fushën e Kosovës e kishte ndër mend ta kolonizojë Kosovën duke shuar frymën shqiptare atje pa bërë kursime në aspektin e vrasjes dhe pushkatimit. Milloveshiqi si ambasadori i Nikolla Pashiqit e konsideronte Kosovën djepin e Serbisë pa marrë para sysh që shqiptarët atje ishin dhe do jenë gjithmonë autokton. Shfarosja e shqiptarëve ishte metoda për të plotësuar memorandumin e Pashiqit për t’i dëbuar shqiptarët nga Ballkani pasi konsideroheshin turq ne bazë të besimit. Tonet e fundit nga Ivica Daçiqi që ende lobon për tërheqjen e njohjes së pavarësisë kosovare na japin përshtypjen që zyrtarët e lartë të Serbisë ende i konsiderojnë shqiptarët si një popull i cili nuk meriton më shumë se shtypjen nën kolonializmin serb. Lobimi aktiv kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol e mbështesin përshtypjen që serbët na konsiderojnë një popull çnjerëzor që nuk meriton të drejtën themelore të lirisë humane. Serbët Kosovën gjithmonë e kanë konsideruar si tokën e tyre të pandarshme dhe për të cilën duhet të luftojnë derisa të zhbëhet shqiptari i fundit. Aleksandër Vuçiqi, ish-ministri i kabinetit të kasapit në vitin 1999 sot e kësaj dite pretendon të jetë një liberalist i fortë për ta fituar Mogherinin dhe bashkuar edhe Evropën kundër Kosovës. Dikur i njëjti bënte thirrje që për çdo serb të vrarë në luftën e Bosnjës 100 boshnjak të vriten si dëmshpërblim. Vuçiqi edhe pse si president i Serbisë merr aktivisht pjesë në negociatat për marrëveshjen ende refuzon të konsiderojë Kosovën shtet dhe kur flet për qeverinë e saj ai përdor termin “administrata e Prishtinës”. Hashim Thaçi në media jep përshtypjen që përmes kësaj marrëveshjeje Kosova do njihet si shtet nga Serbia kurse “homologu” i tij ende mohon ekzistencën e Kosovës. Shihet qartë që Hashim Thaçi është i gatshëm për një ëndërr siç është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia ta copëtojë Kosovën duke dekoruar Sllobodan Millosheviqin duke plotësuar pak a shumë planin e tij për një Kosovë serbe. Për hir të të rënëve në luftën e Kosovës Kosova nuk duhet të copëtohet por të mbetet e paprekshme pasi njerëzit nuk vdiqën që dikush pa mandat parlamentar për t’i bërë negociatat ta copëtojë kauzën e luftës çlirimtare dhe kauzën e vdekjes së tyre. Nëse territori i Kosovës nxirret në pazar atëherë pështyhen varrezat e dëshmorëve dhe të viktimave të Luftës.

Problematika e dytë dhe arsyeja përse marrëveshja duhej të konsiderohet serbo-hashime dhe jo serbo-shqiptare apo serbo-kosovare është pikërisht ajo e lartpërmendur. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë bërë kërkesë që të kryhet një marrëveshje që hipotetikisht propozon ndryshimin e kufijve të Kosovës. Njëjtë kuvendi i Kosovës nuk e ka mandatuar Hashim Thaçin për t’i zhvilluar negociatat që janë aq vendimtare për ardhmërinë e Kosovës kështu që ai nuk ka legjitimitet ligjor dhe politik për të përmendur ndryshimin e kufijve as në takim privat me Vuçiqin. Bazuar në këtë Hashim Thaçi aktivisht për shkak të egoizmit shkel sovranin shqiptar në Kosovë dhe kushtetutën mbi të cilën ka vendosur dorën. Fakti që qeveria disi edhe në mënyrë indirekte mbështet Hashim Thaçin në katastrofën që po kryen mundet gjithashtu të konsiderohet shkelje ligjore pasi qeveria në dobi të transparencës duhet gjithmonë të angazhohet për kushtetutën e Kosovës. Hashim Thaçi dhe qeveria andaj përbëjnë një dyshe helmuese për tokën kosovare dhe fatin e shqiptarëve ne Kosovë.

Edi Rama në takimin midis dy qeverive tha: “ Kush e quan Hashim Thaçin tradhtar është një gomar!” Bazuar në shpjegimet më lartë Hashim Thaçi padyshim është një tradhtar apo të paktën shkelës i kushtetutës kosovare për të cilën ai bën politik. Sidoqoftë ata një milion gomarët në Kosovë duke konsideruar qëllimin e UÇK-së. Ushtria Çlirimtare e Kosovës në emër e mbajti arsyen e luftës së saj e cila ishte çlirimi i të gjithë territorit të Kosovës dhe jo i asaj tokës së copëtuar që Hashimi dhe argatët e tij dikur përgatiten me Asociacionin të Komunave serbe dhe që i njëjti me injorancën ndaj institucionit ligjbërës të Kosovës vazhdon ta përkeqësojë. UÇK-ja nuk ishte veç një ushtri por pasqyrimi i motivit jetësor të shumë njerëzve që vuajtën nga terrori serb dhe që me përkushtim nuk kërkonin veç një shtet kosovar por bashkimin e tij me Shqipërinë. Hashim Thaçi sa ishte ende “fshatari nga Buroji i Skënderajit” pa fare fuqi dhe pasuri plotësisht ishte në mbështetjen e synimit të UÇK-së. Në procesin kur ai u pasurua dhe kishte fuqi politike në dorë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë u vendos në faqet e historisë me shpjegimin se nuk na lejon BE-ja. Çuditërisht shqiptarët e Kosovës nuk e pyeten BE-në nëse u jepet leja për luftën çlirimtare. Por pasi Hashim Thaçi relativoi bashkimin sot e kësaj dite proklamon dashurinë e shqiptarëve te Kosovës për BE-në duke thanë që BE-ja ka përparësi ndaj bashkimit kombëtar. Fakti që Hashim Thaçi injoron politiken reale në BE ku ende ka shtete që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës e dëshmon “aftësinë” e tij për të bërë politikë. JU zoti kryeministër ku jeni? Pse mbështesni Hashim Thaçin duke dekoruar me të Sllobodan Millosheviqin? Kushtetuta e Shqipërisë ju obligon t’i mbroni shqiptarët edhe jashtë kufijve të Shqipërisë! Dyshja juaj me Hashim Thaçin dhe hezitimin tuaj e vret synimin të UÇK-së dhe të shqiptarëve ne Kosovë dhe në Maqedoni për bashkim. Të gjithë dimë të thërrasim “What the fuck!” në një rreth të sigurte siç ishte Peja por shumë pak njerëz këtë gjë e bëjnë në takim me Aleksandër Vuçiqin. Nëse dyshja vazhdon në këtë mënyrë dhe angazhimin tuaj për ta mbështetur Hashim Thaçin në pazarin që zhvillohet për Kosovën atëherë shqiptarët shpresojnë  që edhe ju zoti Rama ta nënshkruani ftesën zyrtare bashkë me Hashim Thaçin për dekorimin e Sllobodan Millosheviqit!!!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat