Erërat e forta lënë pa rrymë rajonin e Pejës

Peja

Erërat e forta lënë pa rrymë rajonin e Pejës

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:39
Probleme më së shumti ka pasur në rajonin e Dukagjinit.

Moti i lig dhe erërat e forta që po mbretërojnë në vendin tonë kanë lënë pa rrymë disa rajone të Kosovës.

Probleme më së shumti ka pasur në rajonin e Dukagjinit.

Përmes një njoftimi nga KEDS është bërë e ditur se disa pjesë të qytetit të Pejës kanë mbetur pa energji.

Megjithatë, sipas KEDS problemet më të shumta janë rregulluar..

“Një numër i madh i prishjeve janë sanuar dhe me angazhimin e madh të punëtorëve presim që edhe prishjet tjera të sanohen sa më shpejtë”.

“Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët dhe falënderojmë punëtorët tonë për përkushtimin në rregullimin e prishjeve në këto kushte të vështira atmosferike”, shkruan KEDS më tej në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat