I jepet lamtumira e fundit 7 vjeçares që u aksidentua për vdekje në rrugën Istog-Pejë

Peja

I jepet lamtumira e fundit 7 vjeçares që u aksidentua për vdekje në rrugën Istog-Pejë

Më: 8 janar 2020 Në ora: 10:30
Aja Gruda

Sot i jepet lamtumira e fundit vajzës, e cila humbi jetën gjatë ditës së djeshme në aksidentin e rëndë të trafikut në fshatin Ozdrim të Pejës.

Vajza e mitur nuk arriti tu bëjë ballë plagëve që mori nga aksidenti i rëndë që ndodhi ndërmjet dy veturave, dje në rrugën Istog Pejë, konkretisht në fshatin Ozdrim.

Si pasojë e këtij aksidenti që rezultoi me fatalitet, mbetën të lënduar rëndë edhe tre persona të tjerë.

Deri tek aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave të komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat