Loci: Zyrtarisht, nga Peja nuk kemi asnjë rast Pozitiv me COVID 19 - Bota Sot
Loci: Zyrtarisht, nga Peja nuk kemi asnjë rast Pozitiv me COVID 19

Peja

Loci: Zyrtarisht, nga Peja nuk kemi asnjë rast Pozitiv me COVID 19

Më: 14 mars 2020 Në ora: 10:09
Petrit Loci

Drejtori i Shëndetësisë pejane Petrit Loci, ka deklaruar në ‘RADIO 1’ se në QKMF dhe në të gjitha QMF-të e Pejës vazhdon shkalla e gatishmërisë së stafit dhe shërbimeve.

Loci deklaroi se pavarëssiht afërsisë gjeografike të Pejës me Klinën, qytetarët nuk duhet të kenë panik por kujdes të shtuar.

Ai tha se zyrtarisht deri në këtë mëngjes, Peja mbetet e pa prekur nga COVID 19.

“Deri në këtë moment, Peja mbetet e paprekur nga COVID 19.”-tha Loci.

I pyetur për informacionet se gjatë dy ditëve të fundit, nga Peja ka pasur së paku 4 persona që janë derguar për testime dhe analiza dhe të njejtit kanë rezultuar negativ, Loci pohoi se raste me rezultate pozitive nuk janë shënuar.

“Asnjë nuk ka rezultuar Pozitiv. Peja mbetet ende e paprekur fatmirësisht.”-shtoi Loci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat