Komuna e Pejës me masa strikte për qytetarët - Bota Sot
Komuna e Pejës me masa strikte për qytetarët

Peja

Komuna e Pejës me masa strikte për qytetarët

Më: 12 prill 2020 Në ora: 15:44
Pamje nga Peja

Zyrtarë të komunës së Pejës janë duke apeluar në vazhdimësi tek qytetarët që mos të dalin jashtë gjatë këtyre ditëve, dhe t’i respektojnë me përpikëri rregullat e izolimit.

Në një komunikatë për mediat nga Peja kanë bërë të ditur se polica do të veprojë tek të gjitha rastet dhe qytetarët do t’i ktheje prapësht.

Njoftimi i plotë:

Te dashur qytetarë

E kuptojmë se po kaloni nëpër momente të vështira dhe e keni humbur durimin. E kuptojmë dëshiren dhe nevojen tuaj për të dalur në ambiente të gjelbëruara!

Por, jemi në gjendje emergjente, Virusi nuk po na fal, është i pa mëshirshëm! Mos delni në natyrë dhe as në sheshe! Rrini në shtëpi?

Me daljet tuaja vetëm se po i shtoni punë dhe po e mundoni edhe ma shumë Policinë!

Policia do të veprojë aq sa ka mundësi që t’ju ndalojë dhe t’ju kthej mbrapa nga shetitjet!

Ju ftojmë të bashkëpunoni në këto ditë të vështira dhe mos i krijoni Policisë më shumë punë!

Kjo betejë mposhtet vetëm nëse e luftojmë bashkarisht!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat