Zëvendësministri Gecaj viziton policinë në Istog dhe Pejë

Peja

Zëvendësministri Gecaj viziton policinë në Istog dhe Pejë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 18:58
Pamje nga vizita e Gecajt

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova me stafin e tij, sot kanë vizituar Stacioni Policor në Istog, kështu thuhet në njoftimin e Policisë.

“Të lartë cekurit janë pritur nga N/ Kolonel Veton Elshani, Z/ Drejtor Rajonal i Policisë DRP-Pejë dhe Kapiten Enver Gashi, Komandant i Stacionit Policor Istog”.

“Të pranishmit janë njoftuar me situatën në të cilën jemi duke u përballur me Pandeminë COVID 19 dhe angazhimet e PK-së për zbatimin e Urdhrave Operativ të PK-së dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Ndërsa të pranishmit rreth gjendjes së situatës në nivel Rajonal i ka njoftuar Z/ Drejtori Rajonal i DRP-Pejë, N/ Kolonel Veton Elshani”.

Pos kësaj Gecaj ka vizituar edhe Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Pejë, ku është pritur nga Drejtori Rajonal i Policisë në Pejë Kolonel Sami Shabanaj, si dhe nga Shefi i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor Kapiten Teki Sylaj.

“Në takimin është diskutuar rrjedha e punëve ditore por edhe angazhimi i pa lodhshëm i Policisë së Kosovës në implementim të Urdhrit Operativ për Parandalim të Pandemisë COVID-19, si dhe implementimi i Vendimeve të Qeverisë. Gjë për të cilin zëvendësministri shprehi mirënjohje të larta për e punën e Policisë së Kosovës në këto angazhime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat