Gjendje e rënduar në Pejë: 13 pacientë me Covid-19 në gjendje më të rëndë

Peja

Gjendje e rënduar në Pejë: 13 pacientë me Covid-19 në gjendje më të rëndë

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 12:10
Spitali i Pejës

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 50 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 192 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe 15 nga këta pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore ngase një lindje ka qenë binjake.

190 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,807 analiza, ndërsa janë kryer 5 Operacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat