Dëmtohen varrezat në Istog

Peja

Dëmtohen varrezat në Istog

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 10:14
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:00 ka marrë informatën se në një fshat të Istogut janë dëmtuar varrezat.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se katër varre të fshatit janë dëmtuar. Sipas dëshmitarit mashkull kosovar, varret dyshohet se janë dëmtuar nga një kompani e cila është duke punuar në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit të fshatit”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat