“Kontrolli i transportit publik”, policia tregon sa gjoba shqiptoi në rajonin e Pejës

Peja

“Kontrolli i transportit publik”, policia tregon sa gjoba shqiptoi në rajonin e Pejës

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:03
Foto Ilustrim

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor pran Drejtorisë Rajonale në Pejë, që nga data 21.09.2020 ka filluar implementimin e planit operacional për shtimin e masave në kontrollin e transportit publik. Ky aktivitet policor është marr me fillimin e fazës së dytë të procesit mësimor të vitit shkollor 2020/21, ku kemi edhe rritje të numrit të udhëtarëve dhe të nxënësve që shfrytëzojnë mjetet e transportit publik.

Kështu që me datë 21.09.2020 në orët e mëngjesit është filluar me aktivitetin policor, duke bërë kontrollin detal te të gjitha subjekteve që ofrojnë transport publik (autobus, kombibus, si dhe taksive), e që sipas vendimeve të Qeverisë obligohen të punojnë me kapacitet të përgjysmuar sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar.

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës gjegjësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor në Pejë, në implementim të këtij plani gjatë ditës së parë të aktivitetit, ka lëshuar 7  fletë gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë, njëkohësisht janë lëshuar edhe fletë gjoba për udhëtar që nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID, për mos bartjen e maskave.

Policia thotë se, aktiviteti i tillë do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat