19 pacientë po trajtohen me me Covid në Spitalin e Pejës, 4 janë në gjendje të rëndë

Peja

19 pacientë po trajtohen me me Covid në Spitalin e Pejës, 4 janë në gjendje të rëndë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:13
Spitali i Pejes

Spitali i Përgjithshëm  i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë trajtuar 19 pacientë me Covid-19, dhe prej tyre janë 4 janë në gjendje më të rëndë. Ndërsa është bërë e ditur se një person është shëruar gjatë kësaj periudhe kohore.

Gjatë 24 orëve të fundit 200 pacientë kanë kryer analiza, saktësisht janë kryer 2 mijë e 781 analiza.

Ndërsa 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 83 shërbime radiologjike, dhe prej tyre 38 rëntgena, 35 EHO dhe 10 CT-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat