19 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalin e Pejës, gjashtë në gjendje të rëndë

Peja

19 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalin e Pejës, gjashtë në gjendje të rëndë

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 09:26
Foto

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 19 pacientë me COVID-19, ndërsa gjashtë të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

12 pacientë janë me okigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 303 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

256 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,365 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

184 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 117 Rëntgen, 46 EHO dhe 21 CT-ja.

1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:12 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë në gjendje më të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat