Muhaxheri publikon videon e një gruaje duke hedh mbeturina, paralajmëron filmime tjera!

Peja

Muhaxheri publikon videon e një gruaje duke hedh mbeturina, paralajmëron filmime tjera!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka publikuar një video ku shihet një grua teksa bën një gjest aspak të hijshëm.

Aty shihet se si ajo i hedh mbeturinat dhe më pas i fotografon.

Muhaxheri ka paralajmëruar se do t’i bëjë publike të gjitha videot ku qytetarët bëjnë veprime  të ulëta.

Reagim i plotë:

I hudh mbeturinat, dhe pastaj i fotografon! Tash e tutje, do t’i filmojmë qytetarët duke bërë veprimin e ulët, ndotjen e ambientit me hedhjen e mbeturinave aty ku s’duhet! Përkundër faktit se gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak. Ndoshta nga ky moment, do të bëjnë më tepër kujdes nga frika e turpërimit e pastaj edhe gjobitjes. Kjo dukuri është tepër shqetësuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat