Peja e zbukuruar për festat e fundvitit, lëshohen dritat

Peja

Peja e zbukuruar për festat e fundvitit, lëshohen dritat

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Zbukurimet për festa në Pejë

Ky vit do të mbetet si një nga vitet më të trishta të këtij shekulli.

Ani pse në vigjilje të festave të fundvitit, ky dhjetor erdhi me atmosferë të zymtë, për shkak të pandemisë COVID-19.

Por, një nga qytetet më të bukura të Kosovës, sjellë pak “dritë” dhe jetë.

Është kjo Peja e Dukagjinit, që sot ka lëshuar drita, derisa është kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri që sjellë këtë panoramë, e ku shkruan:

“Edhe pse në kohë pandemie, festat e fundvitit kanë zbukuruar qytetin e Pejës për t’i dhënë pak më shumë energji pozitive banorëve në një situatë kur i gjithë vendi po përballet me pandeminë e rëndë nga virusi COVID-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat