Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Peja

Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Më: 5 janar 2021 Në ora: 08:52
Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

73 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Dy nga këta pacientë janë në respirator (CPAP), 31 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë arritur të shërohen nga virusi COVID-19.

“Gjatë vikendit dhe festës së vitit të ri në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 938 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 82 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.14 lindje kanë qenë gjatë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 6 normale dhe 8 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 8 të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore. 594 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,411 analiza, ndërsa janë kryer 17 operacione”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat