Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 75 pacientë me coronavirus – 14 prej tyre në gjendje të rëndë

Peja

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 75 pacientë me coronavirus – 14 prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 75 pacientë me coronavirus.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se 1 pacientë është në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu, në 24-orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 8 pacientë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 197 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se në 24-orët e fundit 325 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,831 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat