Gjendje e rëndë në rajonin e Pejës, vërshohen rrugët

Peja

Gjendje e rëndë në rajonin e Pejës, vërshohen rrugët

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas reshjeve të shumta të shiut gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e së enjtes kanë bërë që rrugët në rajonin e Pejës të vërshohen.

Në disa pamje që kanë dërguar lexuesit shihet se fshatrat në lugun e Baranit dhe në Çallapek shihet se është vështirësuar komunikacioni për shkak të grumbullimit të ujit.

Sipas lexuesve shumë familje dhe fusha janë rrezikuar nga reshjet e shumta të shiut.

Image

Kujtojmë se në muajin e kaluar një pjesë e madhe e Republikës së Kosovës është vërshuar njësoj për shkak të borës dhe shiut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat