57 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Peja

57 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 08:24
Spitali i Pejës

57 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Gjashtë prej këtyre pacientëve janë në respirator (CPAP), 46 të tjerë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa 11 nga këta pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Pejës, 569 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 36 nga këta pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Pejës, 9 normale dhe tri me prerje cezariane”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjithashtu u theksua se 445 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë kryer 5 mijë e 259 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat