69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje më të rëndë

Peja

69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje më të rëndë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:17
Spitali i Pejës

69 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 49 nga ta janë në oksigjenoterapi, ndërsa 8 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 69 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë janë në Respirator (CPAP), 49 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

236 pacientë janë në total të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 316 pacientë kanë kryer vizita Specialistike dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 44 Pacientë janë liruar pas trajtimit që i është ofruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat