99 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

Peja

99 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

99 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga Spitali kanë njoftuar se 77 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë janë në respirator CPAP.

Ndërsa, 17 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 99 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 77 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Kurse, 254 pacientë aktualisht janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 601 pacientë kanë kryer vizita Specialistike dhe nga këta 50 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 54 Pacientë janë liruar pas trajtimit që i është ofruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat