Jep dorëheqje kryetari i degës së AAK-së në Pejë

Peja

Jep dorëheqje kryetari i degës së AAK-së në Pejë

Nga: A.SH Më: 3 maj 2021 Në ora: 17:03
Arbër Grabvoci dhe Ramush Haradinaj

Arbër Grabovci, ka dhënë dorëheqje nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës.

Kjo sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se, Grabovci këto ditë po përballet me disa sfida të natyrës personale.

Postimi në Facebook:

Sot qëndrova në Pejë, në qytetin tim të zemrës.

Pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë po përballet me disa sfida të natyrës personale, kam pranuar dorëheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës.

Deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës.

Falënderoj përzemërsisht z. Arbër Grabovcin, për angazhimin e tij jetësor në Aleancë dhe e çmoj lartë gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej detyrën si asambleist i AAK-së në Kuvendin Komunal.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat