​Masat antiCOVID, gjobiten 197 qytetarë në Pejë

Peja

​Masat antiCOVID, gjobiten 197 qytetarë në Pejë

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

197 tiketa janë shqiptuar nga Policia e Kosovës për qytetarët në regjionin e Pejës.

Këto gjoba janë për shkak të mosbartjes së maskave.

Kështu bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Pejës Veton Elshani.

Elshani tha se gjobat janë shqiptuar nga ora 00:00 e deri në ora 16:00.

“Policia e Kosovës respektivisht policia që mbulon regjionin e Pejës, sot nga ora 00:00 e deri në ora 16:00 për mosbartjen e maskës mbrojtëse. 77 nga to në qytetin e Pejës”.

Ai theksoi se bartja e maskës është obligative edhe derisa jemi duke ecur vetëm.

“Bartja e maskës është obligative edhe derisa jemi vetëm në rrugë”.

Numri dy i policisë në Pejë njoftoi se sot hyn në fuqi ora policore e cila zgjat nga ora 22:00 e deri në 05:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat