Ky është zyrtari i Gjykatës Themelore në Pejë që u arrestua për ryshfet

Peja

Ky është zyrtari i Gjykatës Themelore në Pejë që u arrestua për ryshfet

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 17:29
Gjykata Themelore ne Pejë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë (NJRHKEK-Pejë), pas hetimeve disa mujore, duke zbatuar edhe masat e fshehta të hetimeve, ka arritur të sigurojë prova/dëshmi se i dyshuari Z.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1959), referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale “marrje e ryshfetit”, në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971), pranon një sasi të hollave.

Sot, më 24.11.22 i dyshuari Z. H., nga vendi i punës është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë për t’u intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës. Pas intervistimit është informuar prokurori i rastit i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalimin policor prej 48 orësh. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Media raporton se zyrtari i Gjykatës në fjalë është Zenel Hoxha.

I dyshuari i dytë D. Sh. për veprën penale “dhënie e ryshfetit” nuk është intervistuar, pasi që i njëjti dyshohet se gjendet duke punuar dhe jetuar në Gjermani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat